12 Dhjetor, 2019

Si ndikon solidariteti tek ne?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Si popull kemi ecur gjatë në kalvarët e vështirë të kohës me të cilët jeta na ka përballur. Gjithmonë jemi lëvduar në vete se mbështesim njëri-tjetrin në situata arritjesh apo pozitiviteti dhe aq më tepër në situata të vështira. Fatkeqësitë natyrore janë të destinuara të ndodhin dhe kanë një fat të pa tjetërsueshëm, pavarësisht gjithçkaje. Fatkeqësia natyrore e ndodhur në Shqipërinë Perëndimore në një muaj festash krijoi një tragjedi të përmasave të mëdha. Fatmirësisht Shqiptarët u sensibilizuan në ndihmë ndaj të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi kombëtare dhe jo vetëm. Ndihmuam apo u solidarizuam? Si ta kuptojmë më qartë kur dëgjojmë frazën “Shqipëria u solidarizua me bijtë dhe bijat e saj”?!

Si mund ta kuptojmë më qartë solidaritetin? Pse tragjedia u mbështoll me emrin solidaritet?
Bota funksionon me koncepte të pandryshueshme në çdo vend të saj, dhe kjo vlen edhe për solidaritetin, i cili nënkupton ndjeshmërinë e individëve që bashkohen dhe synojnë të ndihmojnë personat në nevojë, apo ata të një kauze të caktuar. Përgjatë tragjedisë së tërmetit shqiptarët u solidarizuan me njëri-tjetrin dhe dhimbjen u munduan ta ndanin për të mos e ndjerë vetëm një palë shpatulla.

Sa e ndryshon solidariteti botën përreth? Si i bën të ndihen palët në mesin e tij? Sa u lehtësuan shqiptarët në dhimbje përkrah solidaritetit?  Gjithmonë mbështetja na forcon e na bën më njerëzorë kur e bëjmë pjesë të jetës tonë, edhe atëherë kur marrim mbështetje, por edhe atëherë kur e japim atë. Solidarizimi si çdo medalje ka dy anë ose më saktë shihet në dy aspekte:

• Kur marrim solidaritet ndjejmë duar të ngrohta që na zgjaten atëherë kur e shikojmë veten në fund të humnerës dhe kemi më shumë se kurrë nevojë të na kaplojë ndjenja e dashurisë. Arrijmë të kemi më shumë besim tek vetja dhe aftësitë tona të cilat nga vetmia i kemi mbytur sa më thellë. Kur dikush na mbështet mendja dhe trupi ynë marrin sinjale pozitive të cilat kthehen në reagime pozitive ndaj mjedisit që na rrethon. Në situata të vështira në jetën tonë kur dikush solidarizohet me dhimbjen tonë, kjo e fundit zbehet në gri, zvogëlohet në madhësi dhe ndjejmë siguri. Realiteti sigurisht nuk mund të zhduket dhe ne duhet të kemi aftësinë ta pranojmë atë, por sigurisht pa i lejuar vetes hiperbolizimin e saj. Mbështetja merr trajtën e solidaritetit të lartë njerëzor atëherë kur ofrohet dhe përçohet në aspektet financiare, emocionale dhe psikologjike. Por kryesisht mbetet i tillë edhe kur solidarizimi na ofrohet pikërisht në kohën, vendin dhe mënyrën që shpirti ynë ka nevojë ta ndjejë. Ndjesia e marrjes së solidaritetit që na ofrohet në momentet që ndihemi të pafuqishëm na risjell në jetë dhe këtë herë me ndihmë të ofruar vullnetarisht nga persona me zemër të gjerë e shpirt të madh.

• Kur japim solidaritetin tonë, ne dhurojmë nga vetja një copëz të vogël e cila kur dhurohet tek personi që ka nevojë për të, shndërrohet në një copë të bollshme shpirti. Ne dhurojmë “pak” për të marrë mbrapsht në shpirt “shumë”. Dhe kjo “shumë” ndahet gjithashtu në shumë “shumë” të tjera. Duke dhuruar nga vetja jonë ne ndjejmë shumë mirënjohje, falenderime, virtyte, shumë pozitivitet dhe mbi të gjitha ndjejmë shumë mallëngjim dhe dashuri…duke kuptuar se me një copëz të vogël që zotërojmë, duke i bashkuar të gjitha së bashku arrijmë të japim diçka të bukur dhe unike. Së bashku, ne kuptojmë që forca e secilit është shumë e fortë dhe e veçantë tek çdo person. Duke u solidarizuar me dhimbjen dhe nevojën që dikush ka për mbështetjen tonë, ne i dhurojmë shpirtit qetësi dhe paqe, pasi ne ndjejmë që veprimi ynë është pozitiv dhe ngroh shpirtin e dikujt tjetër. Solidariteti ushqen zemrat, trupat dhe shpirtrat tanë me virtyte të ndjera dhe të rralla të cilat përditshmëria, rrjedha dhe problemet e jetës ndoshta na i lënë në cepa të zemrave pa i parë dhe eksploruar.

 

“Kur ne marrim – mbushim duart,
Kur ne japim – mbushim shpirtin.”

 

Të japësh të bën më të pasur në çdo drejtim, pasi vetëm ai që ka mund të japë!

Solidariteti gjithmonë do të na pasurojë qofshim në çdo anë të medaljes. Prandaj solidarizohuni, jepni, dhuroni dhe falni, sepse gjithçka e dhënë, dhuruar dhe falur do të kthehet mbrapsht një ditë. Dhe jo vetëm atëherë kur të keni nevojë, por shumë më tepër.

 

 

 

cara Daftar sbobet:

Hi there coⅼleagues, its fantastic piece of writingg concerniing educationand entirely explained, keep it up aⅼl the time. http://allbeer.Com.ua/author/terrystinne/

cara Daftar sbobet:

Hi therе collеagues, iits fantastic iece of writing concerning educationand entirely explained, keep it uup alll the time. http://allbeer.Com.ua/author/terrystinne/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *