28 Gusht, 2020

Si ndikon plazhi në trurin tuaj

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Sapo hedh hapin e parë në rërën e ngrohtë dhe lejon mushkëritë të mbushen me ajrin e jodizuar të plazhit; sapo ndjen zhurmën qetësuese të dallgëve – gjithçka të kujtohet. Çdo herë e njëjta ndjenjë…“pushime”.

Studimet e fundit tregojnë se plazhi është një nga vendet më të mira për të lehtësuar stresin, për të relaksuar trurin dhe sistemin nervor. Personalisht gjithmonë kam menduar se personat të cilët jetojnë pranë detit janë me fat dhe i përfshin një natyrë karakteresh të forta.

Edhe pse pak njerëz e lënë në hije rëndësinë e shëndetit të trurit, shumica prej jush nuk përqendrohen aq shumë në kujdesin për trurin sikurse bëni për trupat tuaj. Realiteti qëndron i fortë në teorinë se ne kemi nevojë për ekuilibër, si fizikisht ashtu edhe mendërisht në jetën tonë. Studime të shumta na ndihmojnë të vlerësojmë arsyet se përse plazhi mund të jetë destinacioni kryesor për t’u qetësuar dhe rimbushur me energji.

Të dëgjosh valët e detit është tepër unike. Duket sikur ato të thonë gjatë gjithë kohës “mos u shqetëso, mos u shqetëso, mos u shqetëso…” Ato zhurma të ngadalta qetësojnë arsyen njerëzore larg tingujve të pasigurisë, frikës dhe kaosit. Melodia e ngrohtë dhe qetësuese e valëve të detit na ndihmon të arrijmë atë paqe të brendshme që është provuar të shërojë dhe forcojë trurin tonë.

Shkrihuni energjetikisht me ngjyrën blu… Studimet tregojnë se ngjyrat e ndryshme krijojnë efekte të ndryshme psikologjike, emocionale dhe fizike. Ngjyra blu në veçanti shpesh përdoret në materialet e marketingut për të përcjellë ndjenjën e qetësisë, ulur nivelin e stresit dhe rritur shkallën e vetëdijes. Praktikisht, të qëndruarit pranë detit ndryshon frekuencën e valëve të trurit duke ju vënë në një gjendje të butë medituese.

Mënyra më e mirë për të praktikuar të menduarit mindfulness është të mbyllni sytë dhe të përqendrohëni në zhurmën e dallgëve që shkojnë dhe vijnë. Vëreni si ndihet trupi kur ledhatohet nga rrezet e ngrohta të diellit dhe fokusohuni në ndjesinë që të fal rëra ndër këmbët e zbathura…
Ndjeni erën e detit. Koha e kaluar pranë detit ndihmon në mirëqenien tuaj dhe truri juaj mund të marrë përfitime të menjëhershme. Jonet negative (jonet e oksigjenit me një elektron shtesë të prodhuar përmes molekulave të ujit) në ajrin e detit apo oqeanit ju ndihmojnë në qetësimin e trurit duke dhënë një efekt të theksuar anti-depresiv. Studime të tjera kanë konstatuar se ajri jonizues negativ (lloji i ajrit që merrni kur dilni jashtë për një ecje në ajër të freskët) mund të lehtësojë simptomat e çrregullimeve.

Ecja këmbëzbathur është vërtetuar se ka një numër të lartë përfitimesh nxitëse për trupin dhe mendjen tuaj. Arsyeja është se këmbët përmbajnë një rrjet të pasur nervash dhe pikash të ndjeshme. Ato janë në gjendje të thithin jonet e lira në sipërfaqen e tokës në të njëjtën mënyrë që mushkëritë janë në gjendje të thithin jonet në ajër. Sipas studimeve të neuroshkencës toka është e ngarkuar negativisht, kështu që kur ecni zbathur, ju lidhni trupin tuaj me një furnizim energjie të ngarkuar negativisht e cila neutralizon jonet pozitive në ajër duke ju dhënë një gjendje qetësie të thellë.

Janë të gjitha këto përfitime emocionale që marrim çdo herë që kalojmë kohë në det. Pasi futeni në ujë e kuptoni se lidhja juaj me të është kimi, është biologji, është fiziologji, është një ndjesi tërësisht personale.

Pushimet, pranë detit apo ato malore kanë veçantinë e tyre dhe në të njëjtën kohë eksperienca të cilat kur alternohen japin efektet e dëshiruara: shplodhje, qetësim dhe energji të reja për të rifilluar.

buy anabolic online:

Thanks for the good article, I hope you continue to work as well.Спаситель на продажу

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *