fbpx

Biografi e Shkurtër

anila-bashllari

Anila Kaba Bashllari është Neurocoach e diplomuar dhe eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, e fokusuar në fushën e mendësisë dhe neurocoaching, lidershipit dhe inteligjencës emocionale, menaxhimit dhe komunikimit efektiv. Anila është gjithashtu doktore në shkencat ekonomike me një karrierë profesionale 30 vjeçare, mbajtëse e shumë pozicioneve drejtuese dhe këshilluese në administratën shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat.

Karriera si eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional filloi në vitin 2003 dhe u kthye në një profesion me kohë të plotë për Anilën në vitin 2014 me krijimin e kompanisë së saj “Beyond Limits”. E lindur dhe rritur në Tiranë, Anila është e martuar dhe ka një djalë.

Ekspertiza Si Coach, Mentore Dhe Trajnere

Ekspozimi i parë i Anilës në fushën e zhvillimit personal ka filluar në vitin 2003 ku për herë të parë filloi të interesohej dhe të marrë informacionet e para online në këtë fushë.

Kjo fushë ngjalli shumë kuriozitet dhe interes tek Anila dhe u pasua me kërkime dhe informacione si dhe eksperienca konkrete udhëtimesh dhe trajnimesh në vendet e Lindjes se Largët.

Në vitin 2013 Anila çertifikohet si coach personal nga Quantum Success Coaching Academy (USA) dhe në vitin 2015 çertifikohet si coach, mentore dhe trajnere nga organizata ndërkombëtare The John Maxwell Team International (me qendër në USA dhe prezente në 152 shtete të botës).

Në vitin 2018, Anila është diplomuar dhe ka marrë titullin Neurocoach nga Universiteti Loyola Marymount, Kaliforni.

Moto e Anilës është: Rritja e vetëdijes është çelësi i suksesit!

Certifikime

Jeni të interesuar në shërbimet që ofron Anila?

JU MUND TË SHKRUANI NJË EMAIL NË FAQEN