30 Janar, 2020

Reflektimi

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Disa mendojnë që të mësuarit do të thotë të marrësh informacion duke lexuar apo dëgjuar. Deri diku kanë të drejtë. Të tjerë mendojnë që të mësuarit vjen nga punët që bëjmë dhe eksperienca që fitojmë. Edhe këta kanë të drejtë deri diku. Personalisht mendoj që të mësuarit vjen nga vlerësimi dhe reflektimi mbi eksperiencat që kalojmë; me fjalë të tjera “Të mësuarit lidhet me të menduarit mbi atë çfarë bëjmë dhe përjetojmë si eksperiencë”.

Thuhet që eksperienca është mëma e dijes. Në fakt, eksperienca e vlerësuar është mëma e dijes. Dhe që të vlerësosh një eksperiencë do të thotë të mendosh se çfarë ke bërë mirë dhe çfarë jo; çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo; çfarë duhet të ishte përmirësuar etj, etj.

Besoj tani e kuptoni se çfarë doja të thoja me fjalitë e para të këtij artikulli.

Pse mendoj kështu? Nga eksperienca e mëparshme personale, nga puna me qindra individë, studimet e ndryshme që kam ndjekur vërehet se mbi 95% e njerëzve vrapojnë në jetë pa i kushtuar kohën e duhur një proçesi shumë të rëndësishëm dhe nga i cili mësojmë shumë: REFLEKTIMI. Dhe çfarë bëjmë në vend të tij: ose vazhdojmë të vrapojmë pa e ditur se ku shkojmë, ose heqim dorë ose pendohemi dhe fajësojmë veten për çfarë kemi bërë ose jo.

Por nëse do të ndaleshim dhe analizonim me reflektim eksperiencat e përjetuara do të mësonim shumë, veçanërisht ato eksperienca që na streçojnë mjaftueshëm duke na nxjerrë nga “zona e rehatisë”.

Studimet tregojnë që reflektimi është një faktor kyç dhe i rëndësishëm në rritjen e nivelit të vetëdijes si dhe të mësuarit, duke përfituar nga zbatimi i tij për një kohë të gjatë.

Nëse nuk reflektojmë mbi eksperiencat tona, probabiliteti për të mësuar ulet dhe veçanërisht rritet shkalla e gabimeve të përsëritura apo mundësive të humbura. Kjo është arsyeja që shpesh herë gjatë trajnimeve pjesëmarrësit përgjigjen që e dinë informacionin pasi e kanë lexuar apo dëgjuar. Dhe kur i pyes për rezultatet që kanë e kuptojnë se janë larg asaj që do të dëshironin. Kjo ndodh, pasi të kesh informacion është e pamjaftueshme. Duhet ta zbatosh dhe mbi të gjitha të reflektosh mbi eksperiencat qe kalon. Kaq i fuqishëm është efekti i REFLEKTIMIT, si një nga aftësitë më të rëndësishme për ta filluar si duhet vitin 2020…

Kjo është edhe arsyeja pse Programi Life 2.0 është i ndërtuar në mënyrë të tillë; që ju mundëson marrjen e informacionit, zbatimin e tij dhe mbi të gjitha reflektimin me anë të pyetjeve të ndërtuara, të cilat ju vijnë në ndihmë të depërtoni dhe gjeni përgjigjet brenda vetes.

Nëse doni minimalisht të dyfishoni rritjen tuaj gjatë vitit 2020 mjafton një klik dhe Programi Life 2.0 bëhet i juaji: https://anilabashllari.com/programi-life-2-0/

Davë Dedaj:

Më pëlqejnë shkrumet tuaja. Ia vlen t'i lexosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *