25 Prill, 2020

Mjedis shtëpiak i shëndetshëm

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Mendoni që ambienti ku jetoni luan një rol të madh në shëndetin dhe mirëqenien tuaj? Sidomos gjatë këtyre ditëve të izolimit global.

Mjedisi ka kushtëzuar gjithmonë statusin e shëndetit të njeriut. Që nga revolucioni industrial ajri ka zënë pjesën më të madhe të përcaktimit të shumë sëmundjeve. Dhe ndotja e ajrit është ajo që na vjen në mendje. Në fakt pa shkuar aq larg le të shohim përreth shtëpisë tonë.

Së pari, të kesh shtëpinë rrëmujë mund të të bëjë të ndihesh i lodhur dhe i ngadaltë. Personalisht mua kështu më ndodh; nëse vendos të punoj në shtëpi dhe shtëpia të jetë rrëmujë e kam shumë të vështirë përqendrimin dhe kjo nuk më ndodh vetëm në këtë rast. Duhet të kuptojmë gjithashtu që disa produkte shtëpiake të zakonshme dhe të padyshimta krijojnë ndotës ajri të brendshëm që mund t’ju japin simptoma të ngjashme me alergjinë. Pastrimi i mjedisit tuaj në shtëpi do të ketë sigurisht efekte pozitive në shëndetin tuaj fizik dhe shëndetin tuaj mendor.

Më poshtë, do të doja të ndaja me ju 11 mënyra praktike se si mund të kujdeseni pë mjedisin tuaj:

1. Kushtojini vëmendje cilësisë së ajrit brenda shtëpisë tuaj. Hapni dritaret rregullisht për të ajrosur ambientin dhe konsiderojeni këtë si investim për të mbajtur ndotësit e ajrit të brendshëm në minimum e mundshëm. Një mënyrë tjetër shumë praktike për të siguruar ajër të pastër është mbajtja e luleve të ndryshme. Ato largojnë toksinat në ajër, lëshojnë oksigjen dhe pastrojnë ajrin i cili është i mirë për lëkurën tuaj. Të kesh bimë në shtëpi është gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të sjellë efektet qetësuese të natyrës në ambientet e mbyllura, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit.

 

2. Përdorni qirinj soje. Qirinjtë aromatikë bëhen zakonisht me dyll parafine me bazë nafte që lëshojnë kimikate potencialisht të rrezikshëm, të cilat mund të çojnë në rreziqe shëndetësore, si: kanceri, alergjitë dhe astma. Qirinjtë e pastër të djegur do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj.

3. Shmangni produktet e pastrimit me bazë kimike duke i zëvendësuar me pastrues natyralë. Disa pastrues të zakonshëm me bazë kimike shkaktojnë acarim të lëkurës ose vështirësi në frymëmarrje, shqetësime në sy ose madje edhe djegie kimike. Studimet kanë treguar që ekspozimi afatgjatë ndaj kimikateve të tilla mund të çojë në sëmundje terminale. Për një shëndet më të mirë përdorni produkte pastrimi me përbërës të sigurt bio si uthull, sodë buke dhe vajra esencialë.

4. Jini të vetëdijshëm për ndriçimin dhe zhurmat gjatë orëve të natës. Që të dyja mund t’ju prishin gjumin. Hidhni një sy përreth dhomës tuaj të gjumit për të parë se çfarë mund bëni për të ulur nivelin e zhurmës dhe dritës ndërsa flini. Studimet tregojnë se drita e padëshiruar dhe zhurma e jashtme mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj duke privuar gjumin e shëndetshëm që çon në lodhje, në reagim të shtuar të stresit dhe shtim në peshë.

5. Pastroni dhomat, frigoriferin dhe raftet e ushqimit nga të gjitha ushqimet që që nuk janë të shëndetshme. Nëse do zgjidhni një opsion jo të shëndetshëm, mundësia për ta konsumuar atë do të jetë me të vërtetë tunduese. Bindni veten për të ushqyerin e shëndetshëm dhe riformuloni dietën e përditshme.

6. Merrni një kafshë shtëpiake, gjithmonë nëse nuk keni alergji të caktuara. Prania e tyre sjell përfitime pozitive shëndetësore, të tilla si humor i përmirësuar, presion i ulët i gjakut dhe ulje e rrezikut kardiovaskular? Të kesh një mik katër putrosh gjithashtu mban energjinë që qarkullon në shtëpi pozitive dhe të bën një shok të dashur.

7. Kujdesuni për cilësinë e ujit pasi ka nj¨endikim të rëndësishëm në organizmin tone. Dihet që trupi ynë përbëhet nga rreth 70% ujë kështu që kujdesuni për cilësinë e ujit që konsumoni.

8. Ruani ushqimin tuaj në enë qelqi, jo plastike. Pjesa më e madhe e kontenierëve plastikë përmbajnë bisphenol A- elemtente të dëmshëm, një klasë e kimikateve të quajtura ftalate, e cila është një përçarës hormoni që mund të çojë në një rrezik të shtuar të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe mëlçisë. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten në shtëpinë tuaj është të përdorni enë qelqi për të ruajtur dhe ngrohur ushqimin.

9. Praktikoni seleksionimin në shtëpi dhe largimin e sendeve të tepërta. Vendet e rrëmujshme dhe me sende të panevojshme në shtëpi do të cungojnë energjinë tuaj, do të rrisin stresin dhe pluhurin, mykun dhe papastërtitë, të cilat janë vështirë për t’u pastruar. Për të mos mbingarkuar, caktoni një ditë çdo javë për të pastruar, si psh. pasditen e së dielës. Unë përdor teknikën 21 ditore. Çdo ditë largoj një send, veshje apo orendi që është e panevojshme. Sa më gjatë të ketë qëndruar në shtëpi aq më e forte është lidhja juaj me të. Falenderojeni për kohën që ju ka shërbyer dhe jepini “lamtumirën”.

10. Pastroni hapësirën e kuzhinës tuaj. Pajisjet, ushqimet dhe furnizimet e pastrimit duhet të vendosen në dollapë apo rafte të veçantë. Kuzhina është zemra e shtëpisë. Merrni kohë për ta organizuar atë në mënyrë që të keni një hapësirë të pastër vizualisht e cila do të promovojë qetësi dhe një motiv për të gatuar. 10 minuta në fund të çdo dite mund të jenë të mjaftueshme për të sistemuar kuzhinën.

11. Krijoni zona mirëqenie në shtëpinë tuaj. Hapësirat e vogla organizuar për shëndetin tuaj do t’ju bëjnë të ndiheni të shëndetshëm dhe të qetë. Për shembull, në dhomën tuaj të gjumit mund të keni një qoshe meditimi me disa qirinj qetësues, kristale dhe memorie speciale. Kuzhina juaj mund të ketë një kabinet ose sirtar të veçantë vetëm për ushqimet tuaja të preferuara. Dhoma e ndenjes mund të ketë një jastëk komod pranë një tryeze të vogël për të shkruar në ditarin tuaj me një lule në anë dhe vajrat esencialë që ju pëlqejnë. Krijoni zona relaksuese që të inkurajoni investimin e mirëqenies tuaj çdo ditë.

Merrni pak kohë të mendoni se ku grumbullohet rrëmuja në shtëpinë tuaj. Filloni me një zonë dhe referojuni këtyre sugjerimeve për t’ju ndihmuar të nisni nga diku. Një shtëpi e rregullt është shumë më e lehtë për t’u mirëmbajtur dhe do të vini re që fitoni efikasitet gjatë gjithë ditës tuaj, sepse gjërat janë më të lehta për t’u gjetur, mendja juaj është e qartë dhe hormonet tuaja të stresit janë në kontroll. Ju meritoni të ndiheni më mirë dhe krijimi i një ambienti shtëpiak që mbështet shëndetin dhe mirëqenien tuaj është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar!

Filloni me hapa të ngadaltë, por të sigurtë. E sigurt që do të ndiheni mirë!

source:

Keep on working, great job!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *