5 Mars, 2020

Mendësia

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Shpesh herë mikeshat e mia më quajnë “të fortë” pasi në situata të caktuara reagoj ndryshe nga të tjerët. Herë pas here më quajnë me kurajo, këmbëngulëse apo dhe shprehjen “ti gjithmonë kështu ke qenë”. Shpeshherë habitesha dhe ndihesha e konfuzuar pasi nuk e mbaj veten për person “të fortë”. Më pas kuptova – gjatë viteve kur fillova të merrem me zhvillimin tim personal – se çfarëdo emër të përdorej, kjo lidhej me disa zakone që dikush krijon në jetën e tij dhe këto zakone janë këmbëngulja, vazhdimi edhe nëse ndihesh e raskapitur, mos-heqja dorë nga diçka edhe kur nuk po ia del; dëshira drejt suksesit dhe për të sfiduar veten mjaftueshëm; të lexuarit dhe të mësuarit edhe kur të tjerët e konsiderojnë si të përfunduar, qartësia se çfarë do të arrish dhe përpjekjet për të shkuar atje…Dhe vetëm vitet e fundit e kam kuptuar që e gjitha kjo lidhet me një mendësi tjetër, me atë të rritjes.

Kam studiuar dhe ndjekur mentorët e mi dhe ajo çfarë vëreja ishte një aftësi e lartë e perceptimit, kuptimit dhe zhvillimit të mendjes si premisë thelbësore drejt suksesit – pavarësisht nëse ishin sipërmarrës, udhëheqës, arkitektë, realtor, akademikë apo sportistë (një nga coach të mi personal në Zelandën e Re ka qënë sportiste shumë e talentuar). Personalisht mendoj se një mendje e fuqishme, e shëndetshme dhe “e bukur” është diçka bipolare. Pra, në kuptimin fillestar është diçka e lindur por gjithashtu dhe ajo më e rëndësishmja është një aftësi që mund të mësohet dhe zhvillohet me rrjedhën e jetës ndër vite. E vërteta e padiskutuar është fakti që pasurimi i mendjes tonë kërkon shumë “investim” në pasuri të dijeve, emocioneve, eksperiencave dhe botës së jashtme për t’u kompletuar gjithmonë. Pasi mendja njerëzore është i vetmi puzzle që gjithmonë ka vend për plotësim; deri në fundin e jetës.

Megjithatë, një mendje e fuqishme është më shumë sesa thjesht kurajo për të mbetur gjithmonë i gjallëruar. Fuqia e vërtetë e mendjes vjen nga një kombinim i vetëdijes, përqëndrimit, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë. Një mendje e fortë është ajo që ju lejon të qëndroni të përqëndruar në qëllimet tuaja, në vend të mendimeve negative dhe shpërqëndrimit të pakuptimtë. Fuqia e mendjes është ajo që ju ndihmon të kuptoni se lufta për zhvillimin e saj është e qëndrueshme dhe nuk do të dëmtojë aspak suksesin tuaj por përkundrazi, do t’ju dhurojë një jetë plot me të mira. Kjo ju mban larg nga marrja e vendimeve jo të duhura.

Pra a mund ta quajmë fuqinë e mendjes tashmë një lloj mendësie? Sigurisht që po! Por, si e kultivoni një mendësi që rivalizon individët më të suksesshëm të kohës? Thjesht duke mësuar dhe adoptuar të njëjtat zakone që ato përdorin çdo ditë. Këtu janë dhjetë gjëra që njerëzit dukshëm të suksesshëm bëjnë për të zhvilluar një mendësi të fuqishme suksesi.

1. Ata përdorin fuqinë e qëllimit. Zotërimi i një mentaliteti që prodhon një besim të “pangopshëm” për sukses. Ata veprojnë sikur suksesi dhe fama e tyre të jenë po aq të vërteta sa edhe graviteti, pavarësisht nëse është vetëm në mendjen e tyre në fillim. Ato krijojnë vibrime në rezonancë me atë çfarë duan të arrijnë. Dhe kjo nuk realizohet me intelekt por nëpërmjet fuqisë së qëllimit për të ndërtuar sisteme besimi rreth gjërave që ata duan të krijojnë ose përjetojnë. Duke i bërë ato të vërteta. Gjithçka është krijuar dy herë: njëherë në mendjen e dikujt dhe më pas në realitet. Ju mund të mësoni të futeni në këtë fuqi duke përdorur këtë listë të mendjes së fuqishme që ndihmon në krijimin e një mentaliteti të suksesit.

2. Ata gjejnë kohë për të menduar. Natyrisht ata janë shumë të zënë me punë, por kjo nuk do të thotë se janë “skllevër” të rutinës dhe të vepruarit auto-pilot. Ata kuptojnë rëndësinë e të menduarit kritik dhe reflektimit si dhe kohës që u duhet për këtë. Ata analizojnë në mënyrë analitike-sintetike progresin e tyre, reflektojnë duke marrë hapat e duhur për përshtatje duke qënë alert për të vërejtur ide apo mundësi të reja.

3. Ata janë një hap përpara proçesit duke marrë parasysh pengesat e vështirësitë si dhe frikërat, mendimet negative dhe pasiguritë që mund t’i shfaqen gjatë rrugës. Pra kanë punuar për mendësinë e duhur drejt rritjes. Performuesit më të mirë janë të vetëdijshëm për mendimet negative që pengojnë shumicën e njerëzve dhe ata dinë të merren me ta në një mënyrë produktive. Në vend që të “shpërthejnë” negativitetin, ata pranojnë që mendimet negative janë thjesht mendime pa fuqi të madhe mbi ta. Ata nuk i bashkohen negativitetit dhe duke u sjellë kështu janë të lirë të shikojnë të njëjtën situatë nga një këndvështrim i ri. Më në fund, ata zëvendësojnë mendimin negativ me një të ri që u shërben mirë atyre.

4. Ata nuk influencohen nga ambienti dhe kritikat e të tjerëve. Ata nuk lejojnë që negativiteti dhe historia e të tjerëve të bëhet pjesë e tyre, po ashtu dinë të dëgjojnë dhe marrin këshilla nga individë të suksesshëm që kanë realizuar ëndërrat e tyre.

5. Ata kuptojnë rëndësinë e meditimit dhe e zbatojnë atë. Meditimi synon të qetësojë mendjen tuaj në mënyrë që të bëheni të vetëdijshëm për mendimet dhe emocionet tuaja. Ndërsa teknikat dhe mjetet ndryshojnë, një praktikë meditimi ju ndihmon të njiheni në një nivel më të thellë të vetes ndërsa ulni gjithashtu masën tuaj të stresit dhe ankthit. Performuesit më të mirë e dinë që momentet e qetësisë shpërndajnë shpërqëndrimet dhe stresin duke i lënë ata me qartësi të rrjedhin në drejtimin që dëshirojnë të shkojnë.

6. Ata punojnë me coach personal apo në grup dhe me mentorë. Edhe njerëzit më të suksesshëm punësojnë trajnerë për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të përqëndruar, të mbajnë përgjegjësi ndaj proçesit dhe të “grisin” zanatin e tyre. Ata e dinë që një trajner është një përbërës kryesor për të shtyrë mendjen dhe talentin e tyre në nivelin tjetër. Një coach personal apo mentor ju ndihmon për të hedhur hapin e rëndësishëm drejt suksesit.

7. Ata mbeten “nxënës” gjatë gjithë jetës. Një tipar i përbashkët për njerëz të suksesshëm është përkushtimi për të lexuar dhe mësuar gjatë gjithë jetës së tyre. Njerëzit me mentalitet të fuqishëm të mendjes janë lexues të vëmendshëm. Ata e dinë që të mësuarit është një përbërës kryesor për një mendësi rritjeje.

8. Ata kanë qëllime dhe vizion të qartë. Njerëzit e suksesshëm dinë cfarë duan. Ata përcaktojnë qëllimet e tyre në terma specifikë dhe i shkruajnë ato në letër. Proçesi i shkrimit të tyre i bën ata të të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të ndihen edhe më të vërtetë. Gjithashtu, shumë njerëz të suksesshëm përdorin bordet e vizionit për të mbajtur qëllimet e tyre në kujtesë të mendjes së tyre.

9. Ata bëjnë ushtrime fizike. Të gjithë e dimë se stërvitja është e mirë për ne, por kjo nuk do të thotë që në fakt e bëjmë atë përparësi. Njerëzit që kanë prekur suksesin e dinë lidhjen midis një truri të shëndetshëm në një trup të shëndetshëm. Rruga drejt madhështisë përfshin kërkesa fizike dhe emocionale që janë më të menaxhueshme kur mendja dhe trupi juaj janë të fortë dhe të shëndetshëm.

10. Ata e marrin jetën me sportivitet dhe qeshin shumë. Të gjithë kanë nevojë për një lëshim, dhe e qeshura lëshon endorfinat, kimia “të ndjerit mirë” të trurit, e cila na mundëson të lëmë stresin dhe negativitetin. Njerëzit që qeshin shpesh janë më të lumtur dhe më produktivë. Gjeni kohë për të qeshur çdo ditë, edhe nëse është një videoklip i shpejtë në YouTube.

Kur mendja juaj është e fortë, ju mund të përballoni uljet dhe ngritjet e udhëtimit të jetës. E kundërta ndodh kur mendja juaj është e dobët duke ju bërë të pafuqishëm dhe të prekshëm nga stresi, frikërat dhe pasiguri dhe si pasojë duke marrë vendimet jo të duhura.
Krijoni një mendësi të rritjes duke krijuar zakone të reja që do ju çojë në rritjen personale dhe sukses profesional.

admin:

Thank you very much for your evaluation!

admin:

Thank you very much for your evaluation!

Jamesget:

Love the website-- extremely individual friendly and whole lots to see!

BrianMency:

Passion the site-- very individual friendly and great deals to see!

admin:

Thank you

admin:

Ju falenderoj Davë per komentet mbeshtetese dhe vleresuese. Anila

Parbrize Auto Audi A1 Sportback 8XA:

Hey! This post could not be written any better! Reading this post reminds me of my previous room mate! He always kept talking about this. I will forward this post to him. Pretty sure he will have a good read. Thanks for sharing! https://parbrize-la-domiciliu.ro/index.php?marca=Audi&model=A1&p=parbrize&marca=Audi&foto=audi.jpg&pas3=+%3C%3C+Mai+departe+%3E%3E+

Davë Dedaj:

Ju vlerësoj shumë për mesazhet e qarta që jepni. I lexoj me kënaqësi të gjitha dhe i shpërndaj te miqtë mi, të cilët gjithashtu janë falenderues ndaj jush. Faleminderit  për mendimet e vyera dhe kohën e çmuar që na kushtoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *