23 Gusht, 2019

Koncepti i gabuar që kemi për suksesin

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Suksesi – një koncept i huazuar

Idetë se çfarë do të thotë të jesh i  suksesshëm nuk janë tonat. Ne i marrim këto ide nga prindërit, miqtë, shoqëria… Po ne vetë? Sa shpesh e pyesim veten, e analizojmë realitetin sipas lenteve tona për të kuptuar se çfarë vërtet do të thotë sukses për ne? Sukses do të thotë të jetosh një jetë të përmbushur, të lumtur, me një ose disa qëllime për të arritur.

Ne duhet të jemi autorët e vërtetë të ambicieve tona, dhe jo ajo çka dikton shoqëria me reklamat e pafundme, librat këshillues apo histori të ndryshme suksesi. Koncepti i suksesit është shoqëruar gjithmonë me karrierën dhe profesionin, duke lënë në hije jetën personale të individit. Por, në kohë kur koncepti i “career burnout” është kthyer në sëmundje dhe problem për shumë kompani, suksesi si koncept po zgjerohet përditë e më shumë. Ne e ndjekim suksesin dhe lumturinë pambarim, sepse sapo arrijmë sukses në diçka – pritshmëritë tona rriten në disa shkallë më lart – dhe ne asnjëherë nuk mendojmë se jemi të suksesshëm.

Ne e mendojmë suksesin si diçka të madhe, gjithmonë e më të madhe. Sukses do të thotë të kesh një familje të lumtur, të përfundosh shkollën me rezultate të mira (pa menduar se sa i suksesshëm do të jesh në të ardhmen), të kontribuosh për komunitetin tënd me punë vullnetare, të kesh një biznes të vogël fitimprurës, të jesh një lider i drejtë në kompaninë ku punon.. Sukses quhet edhe një ese e shkruar mirë, një notë e mirë në provim.

Një formulë e re për suksesin

Filozofi Alain de Botton thotë se ne e matim suksesin e të tjerëve duke analizuar botën e tyre materiale. Bota e jashtme, materiale, mund të tregojë se sa një person është i lumtur apo i kënaqur me jetën vetëm 10%, ndërsa pjesën tjetër e tregon mënyra sesi truri ynë e sheh botën dhe realitetin.

Nëse deri tani formula e suksesit ishte:  Puno shumë – Arrij Suksesin – Arritje e Lumturisë, sot raportet po përmbysen. Sepse njerëzit janë gjithmonë më të suksesshëm kur janë të lumtur, dhe jo e anasjellta. Ne duhet të përmbysim formulën e lumturisë dhe suksesit, duke vënë lumturinë tonë si primare dhe si mjet për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Vetëm atëherë kur të jemi të përmbushur shpirtërisht, do të kemi energjinë e nevojshme, vullnetin dhe forcën për të ndërtuar karrierën që duam.

Të qënit i suksesshëm jo gjithmonë na bën të lumtur.
Të qënit i lumtur mund të na bëjë shumë të suksesshëm!

 

Çfarë e bën një profesion apo punë “të mirë”?

Në ditët e sotme, gjetja e një rruge në karrierë mbase mund të duket gjëja më e vështirë për shumicën e të rinjve, pasi alternativat për profesione të reja janë të shumta dhe kjo sjell konfuzion. Por, nga ana tjetër kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për gjithë ne – për të ndërruar profesion, për të nisur diçka nga e para, për të zbuluar se çfarë mund të bëjmë më mirë. Sot, ne kemi informacion mbi çdo lloj profesioni  dhe mjafton të njohim pak veten për të kuptuar nëse jemi të aftë të bëjmë punë të caktuara.

 

Foto nga freepik.com

cialis order online:

Howdy! Do you know if they make any plugins to safeguard against hackers? I'm kinda paranoid about losing everything I've worked hard on. Any suggestions?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *