26 Korrik, 2019
Këtu mund të shkruash historinë e jetës tënde
nga Anila Bashllari

Mentori im John Maxwell më ka treguar historinë e dhuratës më të çuditshme që ka marrë për ditëlindje – Një libër me fletë të bardha ku i vetmi shkrim në kopertinë ishte: “Këtu mund të shkruash historinë e jetës tënde”.
Nuk ka rëndësi ku jeni për momentin apo çfarë keni arritur. Ju mund ta ndryshoni realitetin tuaj. Fillo shkruaj historinë e jetës tënde tani. Ti mundesh të shkruash sesi do të doje të ishte jeta jote, edhe nëse ndihesh tërësisht i/e paaftë të arrish ato që dëshiron!
Jeta jonë është një libër me fletë të bardha ku ne shkruajmë çdo ditë. Çdo ditë ti po plotëson faqet e librit tënd, me veprimet e tua dhe vullnetin tënd të lirë.
E rëndësishme është se çfarë shkruajmë. Dhe kjo është zgjedhja jonë. Ne jemi krijuesit dhe është momenti të mendojmë si e duam jetën tonë. Fillo me disa pyetje të thjeshta por shumë të rëndësishme – Çfarë më bën të lumtur? Ku do të doja të isha tani?, etj.
Fillo tani!
Foto nga Anila
Lini një Përgjigje