5 Qershor, 2019

Fillo tani!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Isha shumë e përqëndruar se çfarë po tregonte mentori im. Për të qenë e sinqertë isha totalisht e përfshirë në bisedë. Ai po tregonte mbi fëmijërinë e tij… kohën kur e therrisnin “i vonuar” dhe gagaç. Edhe mësuesi i tij. A mund ta imagjinoni? Diçka ndjeva brenda vetes por vazhdoja të isha kokë e këmbë e përfshirë në bisedë. Isha kurioze të kuptoja se si me një fëmijëri të tillë, mentori im kishte arritur të bëhej shumë i pasur dhe një ndër personat më të suksesshëm sot (në fushën e zhvillimit personal), duke folur në të njëjtat skena me John Maxwell, Les Brown, Paul Scheele, Bob Proctor e shumë të tjerë.

“Historia e tij është e jashtëzakonshme” – mendova. Ai filloi me pastrimin e oxhakëve, pastrim zyrash ndërsa tashmë drejton prej vitesh një biznes shumë milionësh dollarë. Ai vjen nga një familje e varfër emigrantësh italiane, nuk kishte interes për shkollën pasi të gjithë e tallnin, ndihej  i dëshpëruar dhe i ishte krijuar bindja që ishte një dështak deri ditën kur takoi mentorin që i dha librin “ Mendo dhe bëhu i pasur”. Ndoshta ishte libri i parë në jetën e tij që po tregonte shumë interes. Nuk po “kuptonte” çfarë lexonte në libër edhe pse i kuptonte fjalët intelektualisht. Kishte thurrur shumë ëndrra dhe shpresa duke lexuar librin. Por asgjë nuk po ndodhte. Ai nuk po shikonte ndonjë ndryshim financiar…

Mentori i tij i tha të takoheshin pas 2 javësh për të parë çfarë po ndodhte. Të vetmen detyre i la të lexonte një kapitull të librit (15 faqe) për 2 javë rrjesht, pa ndërprerje. Nëse do të harronte ndonjë ditë, do i duhej ta fillonte sërish nga fillimi. Paul (mentori im) filloi të ankohej sapo u takuan. Asgjë nuk po funksiononte per të. Ai nuk po bëhej i pasur!!!

“Kjo ka efekt vetëm nëse ti do të punosh me të” – i tha mentori Paul-it duke ia shkundur librin para syve.

Paul ishte skeptik por vendosi të dedikohej plotësisht. TE HIDHTE HAPAT EDHE PSE NUK NDIHEJ GATI! Në fund të fundit, çfarë do të humbiste!

Vitet treguan se ai libër pati shumë ndikim në jetën e tij. Por mesa duket vetëm 1-3% e popullsisë përfitojnë prej tij.

“Pse ndodh kjo? – pyeta menjëherë pa e kuptuar që nuk e kisha lënë të mbaronte fjalinë..

“Sepse shumica e njerëzve nuk veprojnë mbi diçka që mësojnë edhe pse mund ta kuptojnë nga ana intelektuale shumë mirë. Ata jane rezistentë ose kanë frikë nga gjykimet. Kanë frikë sepse asnjëhere nuk ndihen gati për të vepruar.”

Ajo seancë mentorimi ishte me shumë momente habie “Aha” për mua. Fillova të ndjek dhe analizoj se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm dhe ajo çka vura re tek të gjithë është fakti që fillojnë të hedhin hapat e parë edhe kur nuk ndihen gati.

Pyesni veten kur ka qenë hera e fundit që keni dashur të bëni diçka. Çfarëdo qoftë, të filloni një biznes, të bini në peshë, të mendoni për hapin tjetër të karrierës apo ndoshta të shkruani një libër. Jeni ndjerë të pasigurtë, me shumë dyshime dhe frikë? Apo mos ndoshta jeni ndjerë i paaftë për atë iniciativë, që nuk kishit kohën e duhur, financat apo aftësitë teknike? Nuk jeni vetëm. Shumica e njerëzve ndihen ashtu dhe asnjëhere nuk fillojnë. Por jo njerëzit e suksesshëm! Ato mund të mos kenë burimet e duhura financiare, ato njerëzore, informacion apo eksperiencë. Por çfarë i bën ata të suksesshëm? Ata fillojnë pikërisht aty ku janë.

Mos prisni të jeni gati! Asnjëherë nuk do të jeni gati në mendjen tuaj! Por e vetmja gjë që mund të bëni është: të filloni edhe pse nuk ndiheni gati!

 

cialis online reviews:

Everything is very open with a clear explanation of the challenges. It was truly informative. Your site is very helpful. Thank you for sharing!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *