Ekziston zëri brenda jush?!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

“Në 26 Shtator 1983, Stanislav Petrov, nje drejtues i lartë në ushtrinë sovjetike kishte komandën e kontrollit të çdo sinjali të një sulmi amerikan të mundshëm gjatë viteve të Luftës së Ftohtë. 30 minuta pas mesnate, kur askush nuk mendonte që mund të ndodhte diçka, një sinjal, dritat e kuqe të alarmit dhe sirenat u ndezën. Sistemi Sovjetik Balistik i Paralajmërimit të Rraketave ishte ndezur dhe jepte sinjalin për sulm. Brenda disa sekondave Petrov duhet të merrte një vendim të rëndësishëm: të kthente” zjarrin” duke e ditur shumë mirë që ky moment mund të shkaktonte fillimin e një lufte të re botërore- Lufta e III-të. Ai bashkë me ekipin që drejtonte ishte trajnuar prej vitesh pikërisht për një moment të tillë. Ajo çfarë duhet të bënte ishte të shtypte butonin “VEPRO”. Situata dukej plotësisht reale dhe të gjitha të dhënat e sistemit e mbështesnin atë. Por Petrov u mendua disa sekonda…Diçka në lukth i fliste ndryshe…Vetëm 5 raketa të konstatuara i tregonte që nuk ishte sulm! Brenda 1 minute i duhej të merrte një vendim tejet të rëndësishëm. Ai e deklaroi tek eprorët dhe nivelet e larta drejtuese ushtarake si alarm “fals” dhe priti…nëse do ishte gabim brenda 15 minutash raketat amerikane do të godisnin objektet e përcaktuara. Ishin 15 minutat më të gjatë të jetës së tij…pritje sfilitëse dhe një tension e ankth i paparë. Por ai e ndiente që nuk ishte e vërtetë. 15 minutat kaluan dhe asgjë nuk ndodhi. Network-u kompleks i satelitëve dhe kompjuterat kishin lëshuar një alarm fals. Më pas u konstatua si një “lajthitje” e radarëve.

Pse ju tregova një histori të tillë? Për të shpjeguar ekzistencën e zërit të brendshëm të qenies njerëzore, i cili na vjen si një ndjesi, pëshpëritje dhe që pjesa dërmuese e njerëzve nuk e besojnë apo nuk arrijnë ta “dëgjojnë”. Ky zë quhet INTUITË. Ne shpesh në situata konfuzuese dëgjojmë njerëz përreth nesh që na këshillojnë me fraza të ndryshme si “dëgjo zërin brenda teje”, “beso instiktet e tua”, “ ndiq intuitën tënde” apo “ndiq atë që të thotë zemra”.

Deri këtu gjithçka tingëllon reale! Sikur të ishte kaq e lehtë dhe ne të kuptonim menjëherë çfarë është e duhura për ne! Midis zhurmës së jashtme dhe konfliktit të brendshëm, si ta dëgjojmë zërin unik të qenies tonë? Jini të sigurt që kur të arrini të lidheni me atë zë të brendshëm do të jeni në gjendje të merrni vendime analitike dhe të mira, të zgjidhni probleme me lehtësi më të madhe dhe të jetoni një jetë më të lumtur. Por si?! Përgjatë karrierës time si neurocoach kam punuar me shumë individë dhe kam mësuar se ky zë i brendshëm mund të shfaqet me mënyra të ndryshme tek secili nga ne. Në rreshtat e mëposhtëm unë do të përshkruaj disa strategji dhe këshilla si të identifikoni dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse do të jeni të mprehtë të arrini ta dëgjoni me të vërtetë ju do t’i kurseni vetes kohë, energji, ankth dhe stres.

Ndërsa lexoni këtë artikull (apo shikoni një film) ndjeni zërin tuaj të brendshëm të shqipëtojë fjalët. Por çfarë është zëri juaj i brendshëm? Quajeni dituri, maturi, brendësi, shpirt apo gjithçka tjetër me të cilën ju e kuptoni atë. Fjalori e përcakton intuitën si “Aftësia për të kuptuar diçka menjëherë, pa patur nevojë për arsyetim të vetëdijshëm”…është një gjueti, një ndjenjë, një ngjyrosje, një kuptim. A e dini se 95% e aktivitetit të trurit tonë ndodh në një nivel të pavetëdijshëm? Ne jemi qenie unike që thithim pafund informacione nga të gjitha shqisat me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Kështu që intuita vjen nga ajo masë e informacioneve që ne nuk mund t’i përpunojmë as me njohuri dhe as me vetëdije. Tanimë neuroshkenca i jep një përcaktim tjetër intuitës, si: “Veprim mendor ose proçes i përvetësimit të njohurive dhe të kuptuarit nëpërmjet mendimeve, përvojës dhe shqisave.” Kjo ka të bëjë më shumë me të kuptuarit, zgjidhjen e problemeve, mprehtësinë dhe organizimin. Gjithçka e treguar më lart është pjesa logjike që mendon për mendjen dhe mendimet tona, e cila peshon anët pozitive dhe negative duke arritur në konkluzione racionale bazuar në të dhëna, eksperienca apo faktorë të tjerë. Ky është zëri i arsyes që përpiqet të mposhtë instiktet tona.

Nga vjen zëri juaj dhe cilat janë disa nga mënyrat se si ta kuptojmë atë?

 

Po sikur të mos dëgjoni asnjë zë?! Realisht udhëzimi dhe mençuria e qenies tonë shpesh herë nuk është një zë i vërtetë të cilin ne kemi përfyturuar të jetë. “Zëri” është një ndjesi, një ndjenjë, një energji apo një emocion; ose çdo trajtë tjetër që e brendshmja juaj e shikon të përshtatshme për t’u shfaqur. Por ju do ta kuptoni ose ndjeni sepse është diçka që do ta ndryshojë trupin tuaj. Sot nuk ka asgjë aktuale apo strikte për të provuar zërin tuaj të brendshëm. E vetmja mënyrë është studimi i emocioneve, reagimeve dhe përjetimeve tuaja duke identifikuar kur, ku dhe si shfaqet tek ju zëri i qenies tuaj.

A është një ndjenjë “shtrëngimi” në stomak?! Kjo është pak a shumë e vërtetë për një pjesë të klientëve të mi dhe për mua personalisht. Shpesh ne kemi dëgjuar që stomaku është truri ynë i dytë (dhe kjo lidhet me përfytyrimin e fluturave në stomak gjatë ndjenjës së dashurisë) dhe kjo për shkak të sistemit nervor entirik ENS. Dhe ky i fundit mundet të funksionojë i pavarur nga truri, palca kurrizore apo sistemi nervor qendror. Terapistja e famshme Marisa Peer citon: “Stomaku është vendi i të gjitha emocioneve dhe ndjenjave tuaja, është gjëja e vetme që mund t’ju paralajmërojë kështu që thjesht dëgjoni ndjenjat tuaja. Nëse ju ndjeni një ton të tmerrshëm në stomakun tuaj kuptoni se zëri juaj i brendshëm po ju thotë se ajo që po bëni është gabim.”

Ju ndoshta nuk e dini, por stomaku juaj ka rreth 40 mijë neurone dhe rrjet të tërë të neurotrasmetorëve me funksione shumë specifike të cilat e bëjnë atë një organ të ngjashëm me trurin.

Po sikur zëri të jetë në kokën tuaj?! Në fakt intuita lidhet me qarqet Default Mode dhe ne mund ta zhvillojmë si cilësi të mendjes. Gjatë seancave të neurocoaching unë punoj me klientët duke i ndihmuar të lidhen me intuitën e tyre. Kjo temë është komplekse por doja t’ju jepja disa aspekte të saj.

A ishin mënyrat më lart rrugët e duhura të zërit tuaj?! Ndoshta po, por ndoshta dhe jo, sepse zëri juaj i brendshëm është unik po aq sa zëri me të cilin flisni. Në fakt studimet tregojnë se ne kalojmë të paktën gjysmën e jetës duke bërë monolog me veten. Mbetet detyra juaj individuale të zbuloni kush është zëri i qenies tuaj.

Provoni këtë: 1.Shikoni 2.Dëgjoni 3.Ndjeni. Secili nga ne e përjeton mençurinë e brendshme në mënyra dhe trajta të ndryshme dhe ndoshta e juaja lidhet me një nga shembujt më lart. Ndoshta ju shihni një imazh, përfytyrim apo pamje që del nga koka juaj. Ndoshta ju ndjeni shtrëngime, presion apo ndjesi në zemrën tuaj. Ose ndoshta ju ndjeni që organet po ju shtrëngohen dhe nuk janë si më parë. Pavarësisht çdo mënyre të shfaqjes ju lejojeni veten të esksplorojë brenda jush për të zbuluar zërin e saj. Dhe më e rëndësishmja është të kuptoni gjithësinë e ndjenjave brenda vetes dhe t’i kushtoni rëndësi zërit unik brenda jush.

admin:

Blerina, ju falenderoj per kontaktin! Intuita mund te zhvillihet, por per kete ju duhen disa seanca neurocoaching. Nese jeni i/e interesuar mund te me kontaktoni tek adresa ime e email anila@anilabashllari.com . Gjithe te mirat!

Blerina:

Pershendetje Znj.Anila ! Une mund te them per veten se jam nje njeri me shume intuite por qe ne te shumten e rasteve nuk kam ditur ta ndjek ate. Ne rastet kur jam para nje vendimi te rendesishem gjithmone kam nje ndjesi te brendshme qe te bej zgjedhjen e kundert te asaj qe jam duke zgjedhur si vendim.por nuk e di pse duke bere nje arsyetim te momentit ,kam marr vendime te gabuara,dhe ka rezultuar se ajo qe une parandjeja ka qene gjeja e duhur per te bere . Ju lutem si mund te me ndihmoni qe te gjej nje ekuiliber ndermjet intuites dhe arsyetimit te vendimeve,sepse gjithe kohen jam ne nje lufte mendimesh dhe ndjesive te brendshme. Jam ne pritje te pergjigjes tuaj . Ju falenderoj dhe ju uroj gjithe te mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *