1 Gusht, 2019

Cilët janë performuesit e lartë?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Çfarë cilësish kanë ata individë që ne i quajmë “performues të lartë”?

  • Individë që duan të krijojnë një jetë të plotësuar

Të krijosh një jetë të plotësuar do të thotë si fillim të bësh një analizë të vetes, se ku ndodhesh për momentin në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës si familja, shoqëria, karriera, jeta personale, e të tjera. Më pas, mund të vlerësoni se sa të plotësuar dëshironi të jeni në këto aspekte. Nëse nuk jeni të kënaqur me pozicionin ku jeni në këto aspekte, shkruani në një bllok se çfarë duhet bërë që të arrini aty ku dëshironi dhe se çfarë duhet bërë konkretisht për t’i arritur këto qëllime.

 

  • Individë që duan të përmirësojnë jetën e tyre

Të gjithë kemi nevojë të përmirësohemi në një aspekt apo në një tjetër… Vlerësoni se ku doni të përmirësoheni dhe për çfarë arsyeje – çfarë doni të arrini me përmirësimet që doni të bëni në aspekte të ndryshme, a do jeni mjaftueshëm të kënaqur nëse do të përmirësoheni aq sa doni, etj.

 

  • Individë që janë mendjehapur dhe kanë dëshirë të mësojnë

Të jesh mendjehapur për të mësuar informacione të reja, të jesh modest në dijen që posedoni  është një vlerë shumë e dobishme për performuesit e lartë. Ata janë gjithmonë të gatshëm të dëgjojnë këshillat e të tjerëv, pavarësisht se sa pak apo shumë të aplikueshme mund të jenë këto këshilla.. është gjithmonë e rëndësishme të shikoni të dy anët e medaljes, jo vetëm atë që ju sjell më shumë përfitime juve personalisht.

 

  • Ata që arrijnë qëllimet e tyre më të mëdha!

Të arrish qëllimet e mëdha në jetë është e vështirë nganjëherë por jo e pamundur. Dikush ka për qëllim të ketë 1 milion dollarë në llogarinë e tij bankare, dikush do të bëjë bashkëshortin njeriun më të lumtur, dikush do të edukojë veten apo fëmijët në mënyrë sa më cilësore. Të gjitha këto janë qëllime të mëdha për individë të ndryshëm. Qëllimet e mëdha nuk kanë të bëjnë me arritjen e gjërave madhore, por me plotësimin e jetës dhe arritjen e një gjendje të kënaqshme që të bën të zgjohesh me humor të mirë nga gjumi i mëngjesit. Identifikoni se çfarë ju bën të lumtur dhe krijoni strategjinë e duhur për të arritur këto qëllime.

 

Foto nga freepik.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *