24 Mars, 2021

7 cilësitë që i dallojnë performuesit e lartë nga të tjerët.

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Do ta filloja me thënien: “Nëse dëshiron të arrish diçka që nuk e ke pasur kurrë duhet të bësh diçka që nuk e ke bërë kurrë”.

Dhe nëse dëshironi të keni një performancë të lartë duhet të filloni të bëni tuajat këto cilësi:

  1. Qartësi: Performuesit e lartë kanë një qartësi lazer se ku duan të arrijnë; cilat janë objektivat e tyre; i vizualizojnë çdo ditë të paktën për 20 minuta (kryesisht sapo zgjohen nga gjumi) dhe duke përjetuar emocionet e realizimit të objektivave 100% të angazhuar në realizimin e tyre.
  2. Efiçentë: përformuesit e lartë eleminojnë shpërqëndrimet dhe ndërprerjet gjatë ditës duke rritur kështu thellësinë e mendimit; cilësinë e punës dhe mbi të gjitha arritjen e afateve.
  3. Janë fanatikë të axhendës së tyre: Më kujtohet një shprehje që “Nëse nuk do të planifikosh axhendën tënde do ta planifikojnë të tjerët për ty”. Performuesit e lartë mbrojnë kohën e tyre duke planifikuar në avancë, duke filluar me prioritetet dhe deleguar përgjegjësitë kur janë të bindur që punonjësi mund të kryejë 70-80% të punës së ngarkuar pa supervizim.
  4. Janë energjikë: Mentori im prej vitin 2012 Brendon Burchard përmend vazhdimisht shprehjen “Ne nuk jemi hidrocental por gjenerojme energji”. Përformuesit e lartë janë të shëndetshëm dhe fit duke u kujdesuar për 4 dimensionet e tyre: fizik, mental, emocional dhe shpirtëror. Ato kujdesen për cilësinë e ushqimit që i japin trupit të tyre; mendimet që përcaktojnë zgjedhjet dhe rezultatet; pranimin dhe proçesimin e emocioneve si dhe ushqimin shpirtëror.
  5. Performuesit e lartë janë endërrimtarë, të guximshëm, mendjehapur dhe të angazhuar drejt ndryshimit.
  6. Zgjedhin me kujdes rrethin e njerëzve më të cilët investojnë kohën e tyre.
  7. Janë elastikë dhe i përgjigjen situatave në vend që të reagojnë ndaj tyre; janë këmbëngulës dhe nuk heqin dorë lehtë edhe kur “rrëzohen” apo nuk ia dalin.

zoritoler imol:

Thanks for all your efforts that you have put in this. very interesting information.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *