Master Mind Grup (MMG) mund të përcaktohet si: “Kordinimi i njohurive dhe përpjekjeve, në frymën e harmonisë midis pjesëmarrësve në të, për realizimin e një qëllimi të caktuar. Ky koncept është përdorur nga njerëzit më të suksesshëm në fushën e biznesit, të cilët në frymën e harmonisë komunikonin, ndanin eksperienca dhe ndihmonin anëtarët brenda grupit. Master Mind konsiderohet si një nga mënyrat shumë efiçente për të arritur objektivat e një grupi të caktuar.

MMG mbi “Të jetuarit qëllimshëm” do të ndiqet në formatin 5 javor me 30 ditë video të shkurtra 5 minutëshe nga John Maxwell të cilat do t’i dëgjoni çdo mëngjes. Duhet kuptuar që ka një diferencë të madhe midis qëllimeve pozitive dhe Të Jetuarit Qëllimshëm. Shumë kanë dëshira të mira që duan t’i ndjekin, por një pjesë e madhe ose nuk fillojnë ose i lënë në mes.
Duke u regjistruar në këtë kurs, ju keni vërtetuar se jeni të interesuar për më shumë në jetën tuaj, për të përmirësuar cilësinë e saj, të familjes, miqve, kolegëve dhe njerëzve që do të prekin jetën tuaj.

Programi ndahet në 2 pjesë:

  1. Takimi në formatin Master Mind
  2. Librin “Intentional Living” dhe 30 video të shkurtra. Ne e dijmë se kur lexojmë një libër entuziazmohemi, na pëlqen, na frymëzon por në rutinën e përditshme harrojmë dhe ajo njohuri mbetet e fjetur. Master Mind na krijon mundësinë që ne të përfitojmë realisht nga përmbajtja e librit, eksperienca e njeri-tjetrit dhe zbatimi në praktikë. Por në aspektin psikologjik dhe të mendësisë ka një ndryshim të dukshëm: dallimi i një personi të sukseshëm nga të tjerët qëndron tek fakti se personi i suksesshëm vepron!

MMG do të jetë nën drejtimin e Anila Bashllari, eksperte e liçensuar për formatin Master Mind nga John Maxwell Team International.