24 Shkurt, 2021

DITË TË MIRA DHE DITË TË KËQIJA! DO TË REAGONIT APO DO TË PËRGJIGJESHIT?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Kur për herë të parë pashë simbolin Yin-Yang thjesht e pashë si simbol… Asgjë më shumë. Gjatë udhëtimit tim në Kinë, veçanërisht gjatë trajnimeve Chi Gong e vija re pothuajse kudo. Dhe kurioziteti më shtyu të blej librin “The Healing Promise of Chi” ku jepej shpjegimi i detajuar i atij simboli.

Sipas filozofisë kineze, simboli nënkupton polaritetin dhe ekuilibrin; që botën e shikojmë nëpërmjet të kundërtave pasi ndryshe nuk do ta kuptonim dot. Që çdo e mirë mbart të keqen brenda saj ashtu sikurse çdo e keqe mbart të mirën. Në fillim mu duk absurde, veçanërisht fakti që çdo e keqe mbart të mirën brenda saj pasi jemi mësuar ta shikojmë botën bardhë e zi: e mira dhe e keqja.  Mu desh pak kohë ta kuptoj këtë filozofi dhe më pas ta bëj pjesë të perceptimeve të mia.

Gradualisht fillova të kuptoj që çdo “krizë” sjell me vete edhe mundësi të cilat duhet të jesh i vëmendshëm që t’i shikosh – ndryshe zhduken po aq shpejt sa edhe u krijuan. Pandemia e vitit 2020 e tregoi më së miri këtë gjë pasi njerëzit kishin kohë të reflektonin dhe ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që filluan të shkruajnë mbi të mirat që u solli pandemia.

E fillova shkrimin me simbolin Yin -Yang duke iu referuar polariteteve pasi kemi nevojë të kuptojmë që jetojmë në një botë ku e mira dhe e keqja, gezimet dhe veshtiresite jane ne nje kërcim të pafund me njëra-tjetrën. Për Universin kjo është normale dhe si pjesë e tij duhet të kuptojmë rregullat e lojës… Ndoshta teorikisht e kuptojmë por kur vjen puna tek praktika, aty çalojmë… Pse e them këtë?

Sepse na pëlqen të kemi vetëm momente të mira dhe kur ndodh diçka që nuk na pëlqen reagojmë duke u stresuar apo shmangur situatën në vend që:

  1. Të kuptojmë se çfarë po ndodh dhe më pas
  2. Çfarë duhet të bëjmë.

Dikush mund të thotë që teorikisht është e mundur, por në praktikë shumë e vështirë. Dhe jam dakort me ju pasi edhe vetë ashtu kam vepruar dhe reaguar dikur…Por puna me veten gjatë gjithë këtyre viteve mendoj se ka ndikuar shumë…

Po ndaj një eksperiencë që më bëri të kuptoj sa rëndësi ka të forcosh “muskujt” e mëndjes!.

Ngrihem në mëngjes dhe një nga klientët më njofton që për shkak të situatës së rënduar të Covid 19 nuk mund ta bëjmë trajnimin. Natyrisht u mërzita pasi kisha kohë që punoja për atë program. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, në orën 10.30 ndërpriten dritat ndërkohë që në orën 11.00 kisha një webinar online me një nga korporatat më të mëdha në vend. Fatmirësisht dritat erdhën por kishte problem interneti.

Jeni ndodhur në situata të tilla apo të ngjashme? Dikush mund të thotë “qetësohu, merre shtruar se çdo gjë do zgjidhet” por problemi qëndron se çfarë duhet bërë në ato momente!!!

Kisha vetëm 30 minuta kohë dhe e pyeta veten: Çfarë do të bësh? Do stresohesh apo do të kërkosh zgjidhje?

Mora laptopin dhe shkova në kafen që frequentoj vazhdimisht dhe është relativisht qetë. Fatmirësisht e kam afër shtëpisë. E bëra webinarin edhe pse pak me vështirësi por çdo gjë vajti mirë.

 

Nëse në ndonjë nga ditët tuaja hasni probleme që në mëngjes, si do t’i përgjigjeni situatës?

Natyrisht situatat janë të ndryshme dhe ne jemi po aq të ndryshëm. Sidoqoftë jemi përpara pyetjes: Do të reagoni emocionalisht apo do i përgjigjeni situatës me veprime konkrete?

Do vlerësoja komentet tuaja se si reagoni në situata stresuese…

 

Mark:

Thanks for your blog, nice to read. Do not stop.

kds fen shui consultant:

Having read this I thought it was really enlightening. I appreciate you finding the time and energy to put this short article together. I once again find myself personally spending a significant amount of time both reading and posting comments. But so what, it was still worthwhile!

www.pokoje-pracownicze-augustow.online:

Excellent blog here! Additionally your website lots up fast! What web host are you the use of? Can I get your affiliate link on your host? I desire my web site loaded up as quickly as yours lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *