Në një botë ndërlidhjesh të shumta, që ndryshon vazhdimisht, komplekse dhe e pasigurtë, janë rritur nevojat për të njohur dhe rritur potencialet tona të brendshme; për të njohur vlerat personale dhe sinkronizuar ato me ambientin ku punojmë; për të përmirësuar komunikimin dhe punën në ekip; për të vlerësuar talentin dhe motivuar stafin për një performancë më të lartë. Për këtë është e nevojshme të zgjerojmë njohuritë tona përtej asaj çfarë dijmë deri më sot duke kuptuar dhe optimizuar mënyrën sesi funksionojmë ne si qenie njerëzore në të gjitha dimensionet.

Komunikimi efektiv në vendin e punës (dhe jo vetëm) është shumë i rëndësishëm për suksesin e çdo individi apo të kompanisë/korporatës ku punon.

Nëpërmjet trajnimit 1-ditor mbi “Komunikimin Efektiv” pjesëmarrësit do të mësojnë 12 strategjitë që do i ndihmojnë të rrisin aftësitë e tyre të komunikimit në çdo bisedë, qoftë dhe në bisedat me të panjohur. Do të fokusohemi në kuptimin e komunikimit dhe komunikimit efektiv.

Rezultatet e pritura nga trajnimet janë:

  • Ulje të nivelit të stresit i cili ndikon drejtpërdrejtë në ulje të produktivitetit dhe lodhje të konsiderueshme
  • Njohja e një mendësie që nxit komunikimin efektiv 360 gradë; konkretisht me nivelet drejtuese, kolegët dhe vartësit.
  •  Të kuptuarit e skemës së informacionit midis dërguesit dhe marrësit, dhe arsyet pse në shumicën e kohës krijohen keqkuptime dhe konflikte.
  • Pjesëmarrësit do të njihen me vlerat e tyre dhe do të shikojnë nëse ato përputhen me vlerat e kompanisë ku punojnë.
  • Të kuptuarit e rëndësisë së të dëgjuarit aktiv dhe rolit të tij në komunikimin efektiv.
  • Pjesëmarrësit do të kuptojnë rëndësinë e të folurit qartë, shkurt, me qetësi, mirësi dhe mendje hapur duke forcuar qëndrueshmërinë e komunikimit në vendin e punës dhe jo vetëm.
  • Krijimi i një ekipi më të fortë dhe bashkëpunues.
  • Përmirësim të mbështetjes së klientit duke ndikuar në rritje të shitjeve dhe besnikërisë në kompani.
  •  Teknika të provuara të Mindfulness për qetësimin e trurit, ulje të stresit dhe një komunikim më të mirë në jetën personale dhe atë profesionale.
  • Teknika e meditimit dhe efektet pozitive të tij.