anila newsletter

Trajnime

Artikuj

foto per home

Çfarë thonë për mua

 Coaching me Anilën ishte vërtetë diçka e re, mjaft interesante dhe mbresëlënëse. Më ka bërë të ndjehem vërtet shumë mirë, shoqëruar me shume “AHA’s”… më ka ndikuar shumë në performancën time në jetën personale dhe profesionale dhe është një eksperiencë shumë e vlefshme për këdo. Do ta rekomandoja fuqishëm…

Ledi, Tiranë

“Jam e nderuar që mund të shkruaj një rekomandim për Anilën. E vetmja mënyrë që mund të nis këtë rekomandim është duke të të falenderuar ty Anila për punën e madhe dhe ndihmën e pafund që më ke ofruar. Ti më ke shëruar trupin, mendjen dhe shpirtin. Në këto tre muaj coaching-healing fitova përsëri veten time, u përballa me frikërat që më lejuan të njoh dhe forcoj veten time, arrita të lidhesha më thellë me familjen e të eksploroja lumturi. Tani energjia ime është e lartë dhe zemra ime është e hapur ndaj mundësive të universit. Anila, je thjesht mahnitëse!!

I dashur mik që po lexon dhe mund të jesh në hapat e parë të kërkimit të ndihmës… mbase fjalët më sipër nuk janë të mjaftueshme për të shprehur vlerat e pafund të Anilës po besoj ka një arsye pse ti ke arritur te kjo faqe dhe uroj të ndjesh deri në fund atë që të sinjalizon “your inner you”. Rrugëtim të mbarë në zbulimin e vetvetes. Uroj sa më shpejt të gjeni rrugën tuaj të shërimit dhe lumturisë!”

Xheni, Tiranë

Thank you for being a part of my life. The Universe knew what it was doing when we connected. Your powerful questions encouraged me to search deep within to find my own answers. Your explanations of processes and energy forces are very clear. Through your guidance I have experienced positive life changing events and growth.

You know how to use all of the tools in your kit to move a client to more positive emotions. Your guidance as a coach is invaluable. My gratitude for your friendship is immeasurable. I highly recommend Anila as a life coach. Her love for and service to others shines through.

Catherine, Canada

Ajo që dua të them është se jam shumë, shumë mirënjohëse për faktin që arrita të të njoh në momentin që unë kisha më shumë nevojë për ty në jetën time. Kjo referencë mendoj është pak për të treguar ndryshimet që kanë ndodhur me mua gjatë coaching me ju. Isha në një periudhë konfuzioni në jetën time dhe e vetmja gjë që ndjeja ishte mërzitja, stresi, etj. Gjatë muajve që punuam së bashku fillova të ndjehesha e lumtur, fillova t’i shoh gjërat ndryshe dhe pozitivisht  dhe ajo që zbulova ishte vetja ime dhe ajo që unë doja të bëja në jetë, të cilat i kisha harruar… Tani kam guximin e bindjen të bëj atë që më bën të lumtur pa asnjë dyshim, siç thua dhe ti Anila, jam si varka që pavarësisht dallgëve apo erës së fortë, ndjek farin duke ditur qartë ku do të shkojë…

Jam shumë e lumtur dhe gjërat kanë filluar të ndryshojnë drejt asaj që dua të arrij. Jam shumë e bindur të them që kjo ka qenë eksperienca më e vlefshme dhe më e bukur e jetës time. Nuk mjafton të shprehesh me fjalë çfarë ndodh me ju gjatë seancave të coaching, sepse përjetimi është goxha i madh. Ju uroj të jeni pjesë e coaching me Anilën për të zbuluar botën tuaj.

Aurora, Durrës

Kush është Anila… Një zonjë e bukur, me sjellje të bukur, që nis një bisedë të paqtë me ty: hyn brenda botës tënde ngadalë, pa u ndjerë e të duket sikur je aty vetëm me veten tënde ose me shoqen e femijërisë/motrën dhe vijon e flet. Ti s’ndjen barriera, se Anila të jep komfortin e një njeriu që mund t’i tregosh se ç’mjegull apo rreze dielli gjenden në atë moment  në shpirtin tënd.  Ti nis të artikulosh gjëra që i kishe diku në subkoshiencë (po s’e dije këtë gjë), pra ti po ia deklamon me zë të lartë vetes dhe çuditesh.

Ti  flet per jetën e përditshme dhe Anila me butësinë e saj, nëpërmjet një bisede të ëmbël  e të qetë, të çon te thelbi i problemeve të  tua.  Ajo vijon të flasë dhe  tashmë problemet, frika , ankthi e ajo mjegulla e mësipërme  të duken një peshë më e lehtë për t’u mbartur, një copë rrugë sa të kalosh pengesën dhe pastaj  Anila të bën të kuptosh se po fillon t’i lësh pas krahëve. Ky është coaching, kjo është “biseda” e ëmbël spirituale qe kam patur fatin të shkëmbej disa herë me  fisniken Anilë!  Coaching është një trajnim personal, një guidë për jetën që Anila ka talentin të ta përcjellë jo si një teknikë të pakuptueshme, por si  një bisedë/mësim jete. Anila të kam shumë xhan, të jam mirënjohëse për çka ke bërë për mua!  Sikurse ta kam thënë disa herë, s’lodhem ta përsëris këtu, por me gërma kapitale ama:

I JAM MIRËNJOHËSE UNIVERSIT QË TË SOLLI NË UDHËN TIME

Merita, Tiranë

  • Raiffeisen_Bank
  • aki-LOGO
  • Digitalb
  • RISI_Logo_with_Slogan
  • soros
  • UNDP
  • ipsed
  • fes
  • b1349

Powered by Watch Dragon ball super