Shumica e njerëzve ndalojnë së mësuari sapo diplomohen nga universiteti. Për më tepër, sistemi ynë arsimor na jep njohuri të përgjithshme por nuk na përgatit për jetën, nuk na mëson sesi të krijojmë dhe menaxhojmë paratë, si të navigojmë gjatë jetës duke shijuar dhuratat që jeta na jep.

Ne operojmë në jetë bazuar në sjelljet e mësuara që në fëmijëri, sjellje që udhëheqin mënyrën tonë të të menduarit, të të përjetuarit, sjelljen dhe mënyrën sesi marrim vendime apo bëjmë zgjedhje. Shumica prej nesh presin rezultate të ndryshme edhe pse i bëjmë gjërat në të njëjtën mënyrë… Si mund të gjenerosh rezultate ndryshe me të njëjtën sjellje apo mënyrë të menduari?

Nëse duam rezultate të suksesshme në jetën tonë, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit – pra, mendësinë tonë.

Ndërkohë që teknologjia dhe informacioni janë zhvilluar shumë dhe me ritme të shpejta, njerëzit po vuajnë nga mungesa e energjisë, movitimit apo ngecja në zonën e tyre të rehatisë, vuajnë nga frika e të mos qënit mjaftueshëm të mirë për të bërë diçka në zonën e tyre të rehatisë, vuajnë nga frika e të mos qënit mjaftueshëm të mirë për të bërë diçka, mungesa e vetëbesimit dhe nga lodhja mendore.

Zhvillimi i mendësisë së duhur njihet në ditët e sotme si faktori thelbësor për t’u bërë performues i lartë dhe jo thjesht një performues mesatar, për t’u bërë liderë që motivojnë dhe frymëzojnë të tjerët drejt rritjes dhe suksesit.

Në këtë kurs, ju do të mësoni:

  1. Harta jonë e brendshme e realitetit – sjelljet tona të të mësuarit
  2. Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm ndryshe nga të tjerët?
  3. Si e krijojnë perceptimet tona realitetin?
  4. Fuqia e besimeve
  5. 12 hapat drejt një mendësie rritjeje… dhe tema të tjera.