Shumica e njerëzve janë duke vuajtur me shëndetin e tyre, karrierën, marrëdhëniet sociale apo financat. Shumë njerëz dëshirojnë dhe kanë vullnetin të përmirësojnë jetën e tyre por e gjejnë veten të mbërthyer në një rreth vicioz: duke bërë të njëjtat gjëra çdo ditë dhe çdo vit – dhe duke pritur që jeta t’u ndryshojë, të kenë rezultate ndryshe…

Ekziston një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje dhe fillon me mënyrën tonë të të menduarit. Njerëzit zakonisht ngecin në këtë gjendje sepse fokusohen në të menduarit rreth gjendjes së tyre, sidomos për aspektet negative të jetës së tyre. Në mënyrë të vazhdueshme dhe përsëritëse… Dhe ky nuk është faji i tyre. Kjo vjen si rezultat i programimit nga e kaluara. Lajmi i mirë është që kjo gjë mund të ndryshohet. Vetëm ju mund të merrni përgjegjësi për veten dhe jetën tuaj, për arritjet dhe rezultatet.

E gjitha kjo fillon me një hap të vetëm por jo të lehtë: Kushtëzimi i mendjes tonë për t’i parë situatat nga një këndvështrim pozitiv:

Çfarë do të mësoni në këtë seminar:

  1. Të krijoni një perpektivë tjetër mbi veten tuaj
  2. Të kuptoni më mirë fuqinë e mendimeve tuaja rreth mënyrës sesi ndiheni, silleni, merrni vendime dhe bëni zgjedhje.
  3. Mësoni mbi asetin më të madh që kemi në jetë: Truri ynë dhe mirëfunksionimi i tij që sjell rezultate në jetën tonë.
  4. Të mësoni artin e vetë observimit dhe ta zhvilloni atë në nivel vetëdije të plotë mbi veten (mindfulness)
  5. Të mësoni të ndiheni më mirë dhe të transformoni energjinë negative në një energji të nevojshme për ju
  6. Të fokusoheni në mundësi në vend të problemeve
  7. Të jetoni një jetë në harmoni me veten dhe të tjerët. Të mësoni sesi të jetoni në mënyrë holistike.

Gjatë këtij kursi, ju do të ndiheni të frymëzuar si asnjëherë më parë sepse truri juaj do të ndryshojë perpektivë. Edhe ju gjithashtu. Mos prit për “herë tjetër”… Merr vendimin dhe bëhu pjesë e këtij programi.