Kursi i trajnimit Going the Extra Mile është dizajnuar në mënyrë të tillë që të ndihmojë pjesëmarrësit të arrijnë dhe të mbajnë një performancë të lartë nëpërmjet harmonizimit të aftësive teknike dhe mendësisë së duhur drejt një jete më të mirë, marrëdhënieve të realizuara, karriere dhe biznesi të suksesshëm.

Zhvillimi i mendësisë së rritjes njihet si një nga faktorët themelorë për të patur një performancë të lartë dhe rritjes së aftësive të lidershipit në mënyrë që të motivoni dhe frymëzoni të tjerët drejt rritjes dhe rezultateve të dëshiruara.

Ky trajnim organizohet në formatin 8 javë ose 12 javë rradhasi ku ne takohemi për 3-4 orë dhe trajtojmë temat si më poshtë:

Moduli I: Riprogramimi për sukses & elementët për performancë të lartë

  • Riprogramimi për sukses
  • 4 binarët e panegociueshëm: Shëndeti, Mendja, Emocionet dhe bota shpirtërore
  • Mendësia e rritjes v.s ngurtësimit. Si mund të krijojmë mendësinë e rritjes?
  • Inteligjenca Emocionale dhe roli i saj në një performancë të lartë dhe komunikim efektiv.
  • Fuqia e besimeve: Besimet që na kufizojnë dhe motivojnë.

 

Moduli II: Rruga drejt suksesit

  • Formula e suksesit: Nga pika e nisjes drejt asaj që duam të arrijmë.
  • Identifikimi dhe fuqizimi i vlerave tona: Vizioni – Vlerat – Objektivat
  • Çfarë bëjnë njerëzit ë suksesshëm? Mendësia e tyre? Ku fokusohen dhe çfarë mendojnë? Vendimmarrja dhe rezultatet që arrijnë?

Ky kurs është për të gjithë ato persona që duan të rriten personalisht dhe profesionalisht; janë mendje hapur drejt koncepteve të reja dhe të motivuar të përveshin mëngët dhe të fillojnë të zbatojnë në praktikë atë çfarë kanë mësuar edhe pse në fillim do të jenë të detyruar të dalin nga zona e rehatisë.

Ky kurs nuk është per ata persona që duan një shkop magjik për të arritur atë që dëshirojnë më shumë në jetë.