Master Mind Grup (MMG) njihet si një nga formatet shumë efektive për ndërveprim midis pjesëmarrësve dhe për të shkëmbyer e përfituar nga eksperiencat e njëri-tjetrit.

MMG mbi rritjen do të fokusohet në faktin që rritja është një proçes dhe nuk ndodh vetiu; që motivimi i lëviz njerëzit nga vendi për të vepruar por është këmbëngulja ajo që i rrit dhe i bën të ecin përpara; që zhvillimi i sistemeve efektive dhe hartimi i strategjive ndihmon individët dhe organizatat të rriten; që të mësuarit pëson një ndalesë kur humbasim tensionin e krijuar midis asaj ku jemi (pra, zonës së “rehatisë”) dhe ku duam të shkojmë; që njerëzit kanë potenciale të jashtëzakonshme për t’u rritur (Abraham Maslow) dhe që kur rritemi vetë ne kontribuojmë në rritjen e njerëzve që na rrethojnë.

Formati Master Mind “15 Ligjet e Rritjes” ju ndihmon të:

  • Zhvilloni aftësitë tuaja të të dëgjuarit aktiv
  •  Stimulon të menduarit, sidomos jashtë kutisë
  •  Ndihmon pjesëmarrësit të ndërveprojnë në mënyrë aktive duke ndarë historitë e tyre të suksesit dhe dështimet, duke u rritur dhe zhvilluar në praninë e njerëzve që mendojnë si ata
  • Mësoni ligjet bazë të rritjes, zbatimin e tyre në praktikë dhe të jeni dëshmitarë të rezultateve të shumë kërkuara
  • Zhvilloni aftësi të punës në grup duke qenë të hapur dhe dhënë besim të tjerëve
  • Krijoni një raport efektiv dhe bashkëpunues me pjesëmarrësit e tjerë, argëtim, entuziazëm dhe inkurajim për të vazhduar më tej.

MMG do të jetë nën drejtimin e Dr. Anila Bashllari, eksperte e liçensuar për formatin Master Mind nga John Maxwell Team International.