Trajnim 1 – ditor “Rritja është Maratonë, Jo Sprint“

Shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë ndryshimin. Në fakt, i bëjnë rezistencë. U pëlqen të qëndrojnë në zonën e rehatisë me të cilën janë të familjarizuar. Por kjo nuk vlen për drejtuesit që kanë mendësinë e rritjes. Ata kërkojnë ndryshimin pasi e dijnë që për të shfaqur potencialet e tyre, ata duhet të rriten! Dhe rritja nuk ndodh vetvetiu. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm drejt rritjes për të arritur objektivat tona dhe qenë të suksesshëm.

Rezultatet që priten nga trajnimi:

Trajnimi 1 –ditor GIMNAS është i dizenjuar në mënyrë të tillë që t’ju ndihmojë të mendoni jashtë “kutisë”. Të menduarit dhe të qënit jashtë “kutisë” është i parehatshëm dhe sfidues për shumicën ë njerëzve. Por a nuk është jeta reale kështu?

Ky trajnim fokusohet në 2 elementë: tema që do të trajtohet si dhe ndërveprim i grupit që do t’i ndihmojë të dalin nga zona e “rehatisë” dhe reflektimi se cili është hapi tjetër drejt rritjes.

Pjesëmarrësit do të njihen me:
1. Prokrastinimin dhe si ta tejkalosh atë dhe të identifikosh “bllokuesit” që po ju pengojnë për të vepruar!
2. 3 arsyet pse të ngecesh diku ështe mbresëlënëse!
3. Rritja e vetëdijes për të kuptuar nevojën e rritjes në planin personal dhe profesional pasi rritja nuk ndodh vetvetiu!
4. Cili është raporti shkak – pasojë dhe ku duhet të fokusohemi për të ndryshuar dhe rritur?
5. Rëndësia e metodës A-C-T
6. Rëndësia e të kuptuarit që ne duhet të përballemi me frikërat tona. Frika dhe rritja nuk mund të qëndrojnë bashkë!
7. Cilat janë 8 gabimet e rritjes dhe implikimi nëse do të qëndrojmë atje.
8. Zhvillimi i zakoneve të reja që na ndihmojnë të dalim nga zona e “rehatisë” drejt rritjes.
9. Zhvillimi i aftësive të komunikimit efektiv dhe puna në grup.