Nëse po përpiqeni të gjeni drejtimin e duhur në karrierë apo dëshironi të ngjisni shkallët e karrierës brenda institucionit/organizatës tuaj apo jashtë saj, jeni në vendin e duhur për të marrë përgjigje.

Me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në fushën e drejtimit dhe eksperiencë me burimet njerëzore unë mund t’ju asistoj në planet tuaja ambicioze për zhvillimin e karrierës.

Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi aktiv me coach-in për të përcaktuar objektiva të qarta, opsione të mundshme për t’u diskutuar si dhe marrja e hapave të duhur. Këto seanca variojnë nga 2 deri në 4 javë, të strukturuara dhe përcaktuara qartësisht për t’ju përgjigjur nevojave tuaja.