Ne rrugëtojmë së bashku
Në seancat e coaching ju vini me ëndërrat tuaja që duken të pamundura për t’u realizuar dhe ne rrugëtojmë së bashku, të përqëndruar dhe të qartë në atë çka ju doni të arrini, energjikë, të motivuar dhe të angazhuar totalisht aq sa mëdyshjet dhe frikërat e fillimit fillojnë të duken si një legjendë.
Gjatë seancave coaching ju filloni të bëheni të ndërgjegjshëm mbi potencialet tuaja, eliminohen frikërat dhe bllokimet nga programimi i mëparshëm dhe pa e kuptuar as vetë, ju vendoseni në dimensione të reja, radari i të cilave shikon potenciale për të ecur përpara dhe arritur atë çka dëshironi.
Së bashku do të jemi një ekip, ti me historinë e jetës tënde dhe unë me teknikat më të fundit bashkëkohore të coaching, Neurocoaching dhe balancës mendje-trup-shpirt. Qëllimi im është ridimensionimi juaj drejt suksesit duke ju ofruar gjithë eksperiencën, njohuritë dhe pasionin tim në këtë fushë.
Ju jeni të mrekullueshëm dhe ajo çka bëjmë së bashku është çelja e këtyre potencialeve që ju tashmë i keni.
Ju jeni ndryshimi dhe ju jeni të jashtëzakonshëm për të arritur më të mirën tuaj.
Ne rrugëtojmë së bashku, qajmë dhe qeshim me barrierat dhe frikërat tona që janë mendore. Shpeshherë coaching duket një sfidë por ia vlen ta ndërmarrësh. Të jesh i/e sigurtë që gjithmonë është një person që të shikon në plotësinë tënde, ka besim të plotë tek ti dhe që e di thellë brenda vetes sa i/e fuqishëm je.
Nëse unë mund t’ia dal, edhe ti mundesh!
Në jetë do të sfidohemi por kur jemi të përgatitur gjithmonë ia dalim!
Merr hapin e parë dhe ne do të rrugëtojmë së bashku drejt suksesit!