5 Qershor, 2019

Ushtrim: Metoda Stoike Për Të Ndryshuar Besimet Tuaja

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Metoda që përdorin stoikët për të qartësuar se çfarë mund të kontrollojnë dhe çfarë nuk mund të kontrollojnë në jetën e tyre fokusohet më shumë në frikërat sesa qëllimet. Në vend që të krijojmë një listë me qëllimet që duam të arrijmë, mund të krijojmë një listë me frikërat më të mëdha që na pengojnë të veprojmë ashtu siç duam.

Seneca, një nga stoikët më të njohur, thoshte se “Ne vuajmë më shumë në imagjinatën tonë, se sa në realitet.” Ndërsa shkrimtari Mark Twain, i perifrazon besimet tona negative në një shprehje të mrekullueshme: “Unë jam një burrë i moshuar dhe jam përballur me shumë shqetësime në jetën time, shumica  e të cilave nuk ndodhën kurrë.”

Ushtrimet e mëposhtme janë prezantuar nga Tim Ferriss në një nga fjalimet e tij në platformën TED Talks.

Imagjinoni sikur ju keni dëshirë të ndryshoni jetën tuaj në një drejtim tjetër, për shembull, ju doni të hiqni dorë nga puna juaj që nuk po ju jep kënaqësi. Listoni frikërat tuaja më të mëdha në rreshtin e parë (çfarë mund të ndodhë nëse ju largoheni nga puna juaj nesër). Në rreshtin e dytë përshkruani se si mund të parandaloni gjithçka negative që mendoni se do t’ju ndodhë nëse lini punën. Ndërsa në rreshtin e tretë shkruani se si mund t’u  jepni zgjidhje të gjitha problemeve që mund t’u ndodhin për shkak të lënies së punës.

 

Çfarë kostosh do të keni në jetën tuaj nëse nuk veproni për të arritur qëllimet tuaja? 

(Çfarë kostosh do të keni emocionalisht, fizikisht, etj., nëse ju nuk hiqni dorë nga puna juaj?)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *