25 Korrik, 2019
Trajnim: Konceptet e Reja të Lidershipit me Menaxherë të Raiffeisen Bank
nga Anila Bashllari
Më datë 28 Qershor 2017, Anila Bashllari trajnoi 27 menaxherë të Raiffeisen Bank, në ambientet e qendrës Protik, Tiranë. Në trajnim, Anila paraqiti dhe shpjegoi konceptet e reja të lidershipit, qasjet e reja që po përqafojnë liderët e tanishëm duke hedhur poshtë besimet e vjetëruara mbi konceptin e lidershipit. Në përfundim të trajnimit, menaxherët dhanë vlerësimet e tyre mbi temat e trajtuara dhe trajnuesen.
Anila Bashllari është trajnuar dhe çertifikuar si trajnere për fushën e zhvillimit personal dhe profesional nga qendra ndërkombëtare John Maxwell Team. Qendra fokusohet më së shumti në fushën e lidershipit dhe ka patur ndikim në disa nga organizatat më të mëdha botërore, ka trajnuar dhe mentoruar politikanë, presidentë dhe drejtues të famshëm kompanish multinacionale.
Lini një Përgjigje