5 Qershor, 2019

Si të mbroheni nga informacionet negative

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Studiuesit në fushën e neuroshkencës vazhdojnë punën kërkimore për të parë sjelljen e individëve në rastet kur shikojnë video apo filma me dhunë, vdekje dhe shkatërrim. Është vërejtur që personat kanë një situatë ankthi të vazhdueshme deri në krijimin e memorieve afat-gjata traumatike. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur sipas studiuesve është leximi i lajmeve dhe kufizimi deri në eliminim të shikimit të këtyre informacioneve.

Tregohuni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për fëmijët tuaj së çfarë konsumojnë para televizorit!!!

Jini të vëmendshëm ndaj situatave që ju krijojnë ankth pa e kuptuar.

Personat që vërejnë një rritje të gjendjes së ankthit duhet të kufizojnë tipin e informacioneve që konsumojnë para televizorit dhe veçanërisht në orët e para të mëngjesit si dhe para gjumit.

Një rekomandim shumë i thjeshtë por i mundshëm për t’u zbatuar është që për çdo minutë që shpenzon në shikimin e lajmeve negative apo filmave të tillë, të shpenzosh 3 minuta duke u përqëndruar në mendime pozitive, memorie të bukura apo përkujdes për veten.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *