Motivimi mund të vijë në mënyrë të natyrshme por edhe mund të krijohet nga vetë ju. Origjina e motivimit vjen nga pranimi i situatës dhe krijimi i premisave për çka do të vijë më pas.

Bëni një “bisedë” me veten tuaj dhe mundohuni të krijoni një panoramë të qartë të situatës tuaj për momentin, ku jeni dhe ku dëshironi të jeni, se çfarë duhet të bëni për të arritur aty ku dëshironi.

Është shumë e rëndësishme të tregoheni shumë të sinqertë me veten tuaj sepse sa më të qartë të jeni, aq më shpejt do të zbuloni qëllimet e brendshme që do t’ju motivojnë me të vërtetë dhe do t’ju nxisin të punoni për objektivat tuaja.

Është e mundur ta motivoni veten tuaj, por në rradhë të parë duhet të pranoni se kush dhe ku jeni, të pranoni që dëshironi të jeni në një vend më të mirë, të krijoni një qëllim specifik dhe të filloni menjëherë nga puna për ta arritur atë.

A mund ta filloni këtë bisedë me veten… tani? Hedhja në letër e mendimeve dhe dëshirave tuaja do t’ju ndihmonte shumë.