Gjatë javës së parë të muajit Tetor 2018 pata kënaqësinë të zhvilloja një seancë coaching për një grup agjentësh të Remax Albania. Në përfundim të seancës, dy nga pjesëmarrësit shprehën vlerësimet e tyre për seancën, të cilat mund t’i lexoni më poshtë: 

1 – “Unë mezi e kisha pritur takimin e sotëm. Në çdo takim të bërë bashkë duket sikur ndalon koha Faleminderit që në rrëmujën dhe kaosin e përditshëm, ju dini të na sillni ëmbëlsisht drejt vetes!”

2 – “Coaching i zhvilluar sot mua personalisht më ka bërë të ndihem pafundësisht mirë. Vetëbesim, energji dhe dëshirë për të përballuar çdo gjë. I jam falenderuese Znj. Anila për kohën që na kushtoi dhe për energjinë që përcjell. Jeni vërtetë unike dhe shumë faleminderit.” (Vali Shehu)