5 Qershor, 2019

Kur meditimi të shpëton jetën; historia e shpellës në Tajlandë

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Kur isha në udhëtimin në Kinë, isha në një qendër ku bëhej trajnimi për të mësuar disiplinën qi-gong por flitej dhe për dimensionet e energjisë, healing dhe meditimin. Masteri i meditimit, Z. Wan Su Jiang, ishte një nga të mbijetuarit e një tërmeti të madh që kishte rënë në Kinë në vitin 1976, tërmeti Tangshan. Ai kishte mbetur në gërmadhat e një ndërtese të lartë.

Mungesa e elektricitetit, oksigjenit dhe kushtet e vështira nën gërmadha, e bënë që ta kapte paniku dhe filloi të humbasë shpresat dhe po i dorëzohej panikut dhe ankthit. Në pak sekonda, në mendje i erdhi një mendim tjetër: sikur të praktikonte meditimin, mbase niveli i panikut do të reduktohej, duke qenë se ai i njihte përfitimet e meditimit.

Ai ishte praktikant i qigong dhe rrjedhimisht meditimit (duke qenë se meditimi është pjesë e disiplinës qi-gong) kështu që filloi të bëjë 2-3 frymëmarrje të thella. Më pas filloi të meditojë dhe kjo praktikë e shpëtoi derisa ditën tjetër u shpëtua nga ekipet e shpëtimit. Kjo histori më erdhi në mendje kur po lexoja se si meditimi kishte ndihmuar fëmijët e mbetur në shpellën në Tajlandë.

E gjithë bota ktheu sytë nga një shpellë në Tajlandë ku 12 fëmijë dhe trajneri i tyre i futbollit u izoluan në brendësi të një shpelle pasi shirat e mëdhenj përmbytën pjesën dalëse të shpellës. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota asistuan në nxjerrjen e fëmijëve për gati 10 ditë.

Por kjo nuk ishte përfundimi i historisë që u bë lajmi i ditës në çdo kanal televiziv.Kur ekipi anglez i shpëtimit arriti në pjesën ku ishin strehuar fëmijët, ata filmuan fëmijët e gjetur dhe komunikimin që patën me ta.

Në videon e publikuar më vonë, fëmijët duken të qetë, aspak në ankth apo të shqetësuar. Kjo ishte një surprizë për çdo person që kishte ndjekur sado pak historinë. Si ishte e mundur që fëmijët të kishin një qëndrim të tillë pas ngujimit në shpellë për 10 ditë, pa e ditur nëse do të dilnin ndonjëherë gjallë nga shpella?

Doktori që asistoi fëmijët e sapogjetur brenda në shpellë, tha për mediat vendase:

“Më bëri përshtypje optimizmi dhe morali i lartë i fëmijëve që kishin 10 ditë të mbyllur në shpellë. Çdo ditë, fëmijët gërryenin muret e shpellës me copa shkëmbinjsh në mënyrë që të krijonin një rrugëdalje. Ata kishin gërryer 5 metra në thellësi edhe pse nuk kishin asgjë për të ngrënë për disa ditë.”

Në fotot dhe videot e para të fëmijëve teleshikuesit panë sesi ata ishin të qetë, aspak në ankth, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por cili ishte sekreti i tyre? A kishte të bënte kjo me faktin se tajlandezët janë kulturë mirënjohëse dhe njerëz të qetë? Sigurisht që jo! Fëmijët kishin medituar rregullisht.

Ekapol Chanthawong, trajneri 25 vjeçar i skuadrës së futbollit të përbërë nga 12 djemtë e vegjël, kishte kaluar 10 vitet e fundit në një manastir budist dhe ishte i aftë të meditonte deri në 1 orë në ditë.

Pas daljes nga shpella, trajneri tha që ishte meditimi ajo çfarë i kishte mbajtur fëmijët të qetë shpirtërisht dhe kishte shmangur panikun nga errësira, frika nga vdekja dhe uria. Fëmijët manifestuan qetësi, pozitivitet dhe ishin të qeshur, edhe kur gjendeshin ende në shpellë në kushte ku edhe nivelet e oksigjenit ishin 15% më të ulëta se standarti normal.

Meditimi çdo ditë i kishte ndihmuar fëmijët që të reduktonin stresin, të rregullonin emocionet dhe të mos binin pre e frikërave.

Leah Weiss, eksperte meditimi në Universitetin e Stanford përmend efektet e meditimit që mund të kenë përjetuar fëmijët në shpellë, si ulje e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes – elementë që kanë ndikuar në mbajtjen e një gjendjeje normale fizike tek fëmijët. Ulja e rrahjeve të zemrës dhe shpeshtësisë së frymëmarrjes si pasojë e aplikimit të meditimit, ndihmon trupin që të reduktojë kolesterolin dhe stresin.

Këto janë vetëm disa nga efektet pozitive që ka meditimi në trupin, trurin dhe aspektin tonë shpirtëror.

Nëse doni të mësoni më shumë mbi meditimin, ju mund të lexoni artikullin “Pse duhet të meditojmë?”

Kulturat budiste i kushtojnë rëndësi të madhe menaxhimit të energjisë trupore. Mediat vendase njoftuan se fëmijët dhe trajneri do të qëndrojnë në një manastir budist për 10 ditë pas daljes nga spitali, në mënyrë që të pastrohen nga energjitë negative të fituara gjatë qëndrimit në shpellë.

Ne jemi qenie holistike, me 4 dimensione kryesore. Nëse doni të lexoni më shumë mbi këto dimensione, mund të lexoni artikullin “4 dimensionet e njeriut: një vështrim holistik”

 

cialis prescription online:

After looking at a number of the blog articles on your web site, I really appreciate your way of blogging. I added it to my bookmark webpage list and will be checking back in the near future. Please visit my web site too and tell me your opinion.

Jared Cilek:

I discovered your blog site on google and check a few of your early posts. Continue to keep up the very good operate. I just additional up your RSS feed to my MSN News Reader. Seeking forward to reading more from you later on!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *