Kontakto Anilën

Faleminderit që jeni të interesuar në fushën e zhvillimit personal.
Përgjigjet tuaja dërgohen 24-40 orë nga koha kur ju dërgoni pyetjet tuaja.

Regjistro Konsultë Falas Me Anilën

Kontakt 

Për çfarë jeni të interesuar?

13 + 14 =

Çfarë thonë klientët e mi

Puna me Anilën më ka ndihmuar që të eliminoj barrierat e mia të mëdha, të cilat as nuk e dija që i kisha, barriera që nuk po më lejonin të isha drejtuesja e suksesshme që jam sot. Coaching dhe mentorimi me Anilën më kanë ndihmuar mua dhe biznesin tim që të rritemi eksponencialisht. Trajnimi me Anilën ka qenë investimi më i madh që kam bërë ndonjëherë për veten time.

Vasilika Selaj

CEO - Swiss Line Spa Albania

Në periudhën që u kontaktova me Anilën, unë po hasja vështirësi me rolin e menaxheres që më ishte besuar në kompaninë time. Anila ndau me mua eksperiencën e saj 30+ vjeçare duke më mësuar sesi të vendos objektiva dhe prioritete, si të zhvilloj dhe rris vetëbesimin dhe të ndihem mirënjohëse për çfarë kam. Unë e rekomandoj shumë Anilën si coach dhe mentore.

Flutura M.

Menaxhere – Tiranë, Shqipëri

Anila, falë punës me ju stafi ynë sapo ka kaluar çdo pritshmëri në lidhje me rezultatet e arritura gjatë muajit Qershor 2018 dhe vetëm në një muaj i kemi tejkaluar objektivat e vendosura. Vërtet besoj se këto rezultate nuk janë rastësi. Është privilegj dhe ndihemi me fat që jemi trajnuar nga ju.

Adriana Basha

CEO - Remax Vizion Albania

Kur unë fillova të punoja me Anilën, perspektiva ime filloi të ndryshojë dhe po krijoja një mënyrë të menduari për sukses. Hoqa dorë nga puna ime 9 me 5 dhe brenda një periudhe të shkurtër fillova dy biznese në fushën e turizmit. Anila po më ndihmon që të realizoj ëndërrat e mia dhe unë po rritem në çdo aspekt. Anila, nuk gjej fjalët e mjaftueshme për të të falenderuar!

Aurora Bakaj

CEO - Aurora Group