5 Qershor, 2019

Kivi Limonadë Spritzer

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Përzierja e Kivit me limonin nënkupton freski dhe shije të këndshme për ditët e nxehta të verës. Ju duhen vetëm 10 minuta për të përgatitur këtë koktejl me bazë kivi dhe limon.

 

kiwi-cocktail-img-3932

Përbërësit:

  • 1 lugë (gjelle) sheqer
  • 2-3 kivi
  • 2 lugë lëng limoni
  • 2 lugë ujë normal
  • 500 gram ujë i gazuar
  • Lëvore limoni dhe kivi

Përgatitja:

Hidhni masën e sheqerit dhe kivit në blender deri sa të formohet një masë e trashë.

Hidh në një gotë me kapak lëngun e limonit dhe masën e ujit normal. Hidh masën e formuar nga kivi dhe sheqeri dhe tundeni për disa minuta.

Hidh masën e formuar në një gotë normale, hidh sipër ujin e gazuar, akull në copëza të vogla, dhe lëvore limoni apo kivi sipër akullit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *