5 Qershor, 2019

Hapi i parë është gjithmonë më i vështirë!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Sa herë i kemi dëgjuar këto fjalë por kur jemi përpara hapit tonë të parë, në gjithçka që duam apo bëjmë, gjithmonë e harrojmë. Dhe ironia qëndron në faktin se sa herë ballafaqohemi me një situatë të ngjashme apo shohim të tjerët gjithmonë u themi: Hapi i parë është më i vështiri”.

Po pse vetëharrojmë? Përgjigjia është e thjeshtë: Niveli i vetëdijes – jemi mësuar të shikojmë gjithçka jashtë vetes, por shumë e vështirë të vëzhgojmë veten.

“Çdokush është i prirur për të ndryshuar gjithçka jashtë vetes, por reziston të shikojë brenda vetes”.

Kur hedhim hapin e parë, në gjithçka ndjejmë frikë dhe pasiguri. Dhe kjo është normale. Funksioni i parë i trurit është të na mbrojë – të na mbajë në zonën e komfortit. Çdo dalje nga zona e komfortit është “kërcënim” për trurin. Por duke ditur se si funksionojmë ne si qenie njerëzore dhe frikërat e pasiguritë që lindin sa herë duam të bëjmë diçka dhe hedhim hapin e parë, atëherë duhet të kuptojmë dhe të jemi të vetëdijshëm që fillimi është i vështirë, pothuajse për gjithçka.

Keni vërejtur veten që uleni pothuajse gjithmonë në të njëjtin vend; i kryqëzoni krahët apo duart gjithmonë njësoj; flini gjithmonë në një krah të shtratit??? Dhe sa herë doni të ndryshoni ndiheni jo rehat? Imagjinoni kur doni të bëni diçka në jetën tuaj: të filloni një biznes të ri apo të zgjeroni atë ekzistues; të ndryshoni vendin e punës apo karrierën; të zhvendoseni në një qytet apo shtet tjetër???

Gjithmonë hapi i parë do të jetë i vështirë pasi dilni nga zona e komfortit duke u streçuar drejt diçkaje të re… Por kur jeni të vetëdijshëm atëherë përgatiteni mendërisht dhe shpirtërisht për hapin e ri dhe do ia dilni! Edhe pse është i vështirë!!! Dhe duke qenë të vetëdijshëm për këtë do të ndiheni më të qetë.

Historia e njerëzimit e provon çdo ditë këtë fakt. Mos nguroni të hidhni hapin e parë! Aty qëndron edhe çelësi i suksesit!!! Edhe kur “dështoni”. Keni mësuar se si ta bëni më mirë.

Natyrisht, më e mira do të ishte të keni një coach apo mentor i cili do të shkurtojë ndjeshëm kohën dhe energjitë tuaja. Sidoqoftë, kurdoherë që hidhni hapin e parë, jeni të fituar!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *