Të bërit dush me ujë të ftohtë është një rutinë jo e re për njerëzit. Ushtarët Spartanë bënin dush të ftohtë me mendimin se fiziku i tyre do të bëhej më i fortë dhe më rezistent ndaj temperaturës së ambientit. Në një farë mënyre, kishin të drejtë. Dushi me ujë të ftohtë (që zgjat më pak se dushi me ujë të vakët), ka përfitimet e veta, sidomos kur temperatura e ambientit është e lartë.

Mjekët nga Universitet Virginia Commonwealth të cilët kanë studiuar efektet që ka dushi i ftohtë në trupin tonë, theksojnë 4 përfitime kryesore:

  • Të bërit dush me ujë të ftohtë rrit imunitetin e trupit dhe mund të reduktojë stresin

Studiuesit kanë vënë re që kur bëjmë dush me ujë të ftohtë, trupi ynë prodhon më shumë glutathione  – një amino acid që forcon sistemin imunitar, pastron trupin nga toksinat dhe ndikon në reduktimin e stresit.

  • Përmirësim i lëkurës dhe forcim i flokëve

Dushi me ujë të ftohtë rekomandohet sepse kur ne bëjmë dush me ujë të ngrohtë, lëkura jonë humbet vajra ndërsa uji i ftohtë nuk e zhvesh lëkurën nga vajrat që krijon vetë. Gjithashtu, uji i ftohtë forcon flokët dhe redukton mundësinë e këputjes së tyre.

  • Ndikon në qetësimin e muskujve

Sportistët dhe personat që vrapojnë në distanca të mëdha zakonisht mund të bëjnë dush me ujë të ftohtë akull me qëllim qetësimin e muskujve që janë ende aktivë dhe të lodhur pas përfundimit të një loje apo vrapi. Dushi me ujë të ftohtë apo zhytja e këmbëve në ujë të ftohtë ndihmon në qetësimin e këmbëve pas një aktiviteti intesiv të muskujve.

  • Përmirëson humorin dhe redukton ankthin

Studiuesit nga Universiteti Virginia Commonwealth dolën gjithashtu në përfundimin se dushi me ujë të ftohtë mund të reduktojë nivelin e depresionit apo ankthit. Uji i ftohtë transmeton impulse elektrike në tru nga nervat periferike dhe kjo shkakton reduktim të ankthit.

 

Nëse e keni të vështirë ta përfytyroni veten duke bërë dush me ujë të ftohtë gjatë dimrit, mund ta provoni gjatë periudhës së tanishme kur temperaturat janë të larta.

Kjo mund t’ju ndihmojë që të largoni frikën nga të bërit dush me ujë të ftohtë dhe mbase do të filloni të shikoni rezultatet e kësaj praktike!