5 Qershor, 2019

Çfarë është Mirënjohja dhe si ta praktikojmë

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Imagjino të zgjohesh çdo mëngjes me mendimin se dita e re është dhurata më e bukur, që ti po jeton dhe je pjesë e botës së gjallë, që pavarësisht problemeve dhe vështirësive… ti e di që jeta është më e çmuar se gjithçka tjetër. E nëse nuk e ke aftësinë ta imagjosh dhe ndjesh mirënjohje që je gjallë, atëherë imagjinoje vendin tënd në Univers… sa qenie e vogël por kaq e rëndësishme; sa të mëdha janë problemet e tua në mendjen tënde – sa të vogla për Universin dhe Planetin tonë!

Të thuash “Faleminderit” është e thjeshtë por ta ndjesh këtë fjalë kërkon që ti të rrisësh vetëdijen dhe të praktikosh atë që quhet Mirënjohje.

Të dish sesi të jesh mirënjohës është art, është praktikë e zhvillimit personal të vetes, është pasurim i botës tonë shpirtërore, është esenca e një jete cilësore.

Nëse e vetmja lutje që thua gjatë gjithë jetës tënde është “Faleminderit”, është mjaftueshëm!
Meister Eckhart

Mirënjohja është akt dashurie për veten, akt respekti për jetën dhe krijuesin.

Ti thua që jeta është e padrejtë dhe që nuk po të jep atë që do. Mbase jeta po të ofron atë për të cilën ke nevojë, eksperiencën që do të të zgjojë nga gjumi, që do të të bëjë më të fortë, më të aftë për t’u përballur me sfidat.

Falendero çdo gjë që është pjesë e botës tënde dhe bëj çfarë të mundesh që ta përmirësosh jetën tënde. Mos fajëso, mos u anko por vepro! Mirënjohja vjen me pranim dhe marrje përgjegjësish. Mirënjohja është e kundërta e ankesës. Mos u anko por pranoje jetën. Prano dhe përmirëso.


Si mund të bëhesh mirënjohës?

Ktheje situatën përmbys dhe shiko anën pozitive të gjithçkaje. Po ju jap një shembull me Nënë Terezën.

Nënë Tereza, një nga personalitetet që promovoi Mirënjohjen gjatë gjithë jetës së saj, vazhdimisht thoshte që puna me fëmijët e varfër të Kalkutës e kishtë ndihmuar të rritej shpirtërisht.  Ishte Nënë Tereza që po ndihmohej nga pacientët e saj që të përmbushej shpirtërisht dhe të bëhej  një njeri më i mirë.

Mbaj ditar mirënjohjeje – Unë mbaj ditar mirënjohjeje prej disa vitesh dhe shprehja e mirënjohjes çdo ditë është bërë pjesë e pandashme e jetës sime. Më përmbush shpirtërisht dhe më bën të shoh anët më pozitive të ditës.

Mirënjohja është mënyrë të jetuari! Bëje edhe ti ritual të ditës. Ndjehu falenderues për vendin ku je, jetën që bën. Le të jetë ky moment pikënisja për një jetë më cilësore, më të lumtur. Çdo moment është pikënisje e re, jo fundi.  Ndriço atë pjesë të botës ku ndodhesh tani!

 

best generic cialis:

I just like the helpful information you provide for your articles. I will bookmark your blog and test once more here regularly. I am fairly sure I will be told many new stuff right here! Good luck for the following!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *