Gazeta Dita ka publikuar së fundmi një intervistë me Ejonën, një vajzë 31 vjeçe e diplomuar në Turqi për Financa Publike e cila ka hapur dhe menaxhon një fermë dhish. Ejona është nga ata njerëz që nuk priti për mundësitë por i krijoi ato, pavarësisht se si dukej realiteti në fillim, pavarësisht se si e konsideronin njerëzit e saj të afërm këtë nismë.

Në përfundim të intervistës, që mund ta lexoni më poshtë, Ejona ndan një mesazh të bukur për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Shqipëri:  “Ne jetojmë në Shqipëri, vend i cili të ofron shumë mundësi, mjafton të guxosh dhe të realizosh ato që ti dëshiron. Gjithmonë ka një derë hapur për ty”.

10 thënie që do t’ju motivojnë t’i krijoni vetes mundësi

Mundësitë gjenden në mes të vështirësive më të mëdha. ~ Albert Einstein

Dështimi është thjesht një mundësi për t’ja filluar nga e para, vetëm se këtë herë je më i zgjuar. ~ Henry Ford

Nëse mundësia nuk troket në jetën tënde, ndërto një derë. ~ Milton Berle 

Në raste krize, mundohu të ruhesh nga rreziku… por mos harro të dallosh mundësitë. ~ John F. Kennedy

Suksesi vjen si produkt i përgatitjes dhe kapjes së mundësisë në kohën e duhur. ~ Bobby Unser 

Unë do të vazhdoj të përgatitem dhe një ditë mundësitë do të vijnë për mua. ~ Abraham Lincoln

Mundësia jote më e madhe mund të gjendet aty ku ti je tani. Shiko përreth. ~ Napoleon Hill

Ndryshimi sjell gjithmonë mundësi të reja. ~ Nido Qubein 

Kur një derë mbyllet, ti nuk e di se sa të tjera hapen për ty. ~ Bob Marley

Fati është thjesht një kombinimi i përgatitjes me mundësitë. ~ Oprah Winfrey 

 

http://www.gazetadita.al/kush-eshte-fermerja-31-vjecare-me-250-koke-dhi-2/?utm_source=feedburner&utm_medium=twitter&utm_campaign=Feed%3A+GazetaDita+%28GAZETA+DITA%29