5 Qershor, 2019

5 pyetje të rëndësishme reflektive që duhet t’i bëni vetes TANI

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Kthehuni pak në kohë dhe kujtoni qëllimet që ju erdhën ndërmend gjatë darkës së Vitit të Ri. A i keni realizuar sadopak ato qëllime? Apo thjesht i keni harruar?

Koha ka kaluar dhe kjo nuk është më e rëndësishme. E rëndësishme është të reflektojmë, të mendojmë me veten tonë për muajt e vitit që lamë pas, çfarë arritëm, çfarë mund të bënim më shumë dhe çfarë duam të arrijmë deri në fund të këtij viti.

Mund ta nisni reflektimin me veten me disa pyetje. Pasi të lexoni pyetjen, mund ta shkruani në një bllok dhe t’i ktheni përgjigje. Kjo është një teknikë mjaft efektive për të parë se në çfarë situate gjendeni për momentin.

Si fillim, kujtoni të gjitha qëllimet që kishit në fillim të vitit, shkruajini ato dhe vlerësoni se për cilat qëllime keni punuar dhe për cilat jo.

  1. Cilat ishin qëllimet që doja të arrija këtë vit?
  2. Cilat nga qëllimet do të kisha mundur të arrija, edhe pse nuk u përpoqa?
  3. Cili nga qëllimet që doja të arrija do të më kishte përmirësuar në një aspekt të jetës, nëse do të kisha punuar që ta arrija?
  4. Cili nga qëllimet nuk është tashmë një qëllim më për mua?
  5. Çfarë qëllimesh të tjera kam realizuar gjatë këtyre muajve dhe a janë këto qëllime të rëndësishme për mua?

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *