5 Qershor, 2019

15 pyetje reflektive rreth zhvillimit tuaj personal

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Përpara se të filloni t’i bëni pyetje vetes mbi vitin që po lëmë pas, gjëja e parë që duhet të bëni është të shkruani një listë të personave apo ngjarjeve pozitive për të cilat ju jeni falenderues. Falenderimi dhe ndjenja që sjell kjo metodë janë shumë të fuqishme dhe do t’ju shtyjnë drejt një reflektimi të thellë mbi marrëdhëniet tuaja me njerëzit dhe botën që ju rrethon në përgjithësi.

Më poshtë janë renditur 15 pyetje të cilat ju mund t’ia bëni vetes (shkruajini përgjigjet në një bllok shënimesh dhe kthejuni bllokut disa ditë më vonë).

  1. Sa ide të rëndësishme kam dëgjuar/ mësuar gjatë vitit?
  2. Sa zakone të reja pozitive kam fituar gjatë vitit?
  3. Sa vese kam mundur të largoj nga sjellja ime?
  4. Kush janë njerëzit apo ngjarjet që më kanë ndryshuar gjatë vitit?
  5. Si ka ndryshuar këndvështrimi im për aspekte të ndryshme të jetës?
  6. Sa herë kam kërkuar falje për gabimet që kam bërë?
  7. Sa herë kam falenderuar personat që më kanë ndihmuar?
  8. A ia kam dalë të përmbush qëllimet e mia gjatë vitit?
  9. Në cilat raste jam ndjerë krenar/e për veten?
  10. Çfarë kam bërë mirë gjatë vitit?
  11. Sa jetë njerëzish kam përmirësuar apo ndryshuar gjatë vitit?
  12. Sa libra apo materiale të tjera mbi zhvillimin personal kam ndjekur gjatë vitit?
  13. A kam mentore apo persona që kontrollojnë sjelljen time dhe më kritikojnë kur jam gabim?
  14. Sa jam përmirësuar unë këtë vit në vija të përgjithshme, krahasuar me vitin e kaluar?
  15. Si do të doja që të ishin përgjigjet ideale për të gjitha këto pyetje vitin tjetër (dhe si mund t’a arrij këtë gjë)?

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *