Workshops

Workshops dhe seminare

Me një eksperiencë 30 vjeçare në fushën e menaxhimit, bërjes së politikave, të folurit në publik, menaxhimit dhe drejtimit të skuadrave, dhe shumë pozicione të tjera, unë jam e gatshme të organizoj workshop-e edukative në fushën e zhvillimit personal dhe profesional për stafin apo skuadrën tuaj. Këto workshop-e organizohen duke kombinuar eksperiencën time të punës, formimin tim akademik dhe eksperiencën time të deritanishme. Duke qenë se jam trajnuar dhe çertifikuar si trajnere dhe spikere nga Qendra John Maxëell, mund të ofroj prezantime të personalizuara të cilat u përshtaten nevojave dhe buxhetit tuaj në nivel individual dhe grupi, si më poshtë:

  • Shkenca e Suksesit
  • Rritja është një maratonë, jo një vrap i shpejtë
  • Inteligjenca Emocionale
  • Parimet e Suksesit

Unë mund të organizoj workshop-e 1 ditore për stafin apo skuadrën tuaj, bazuar në një temë specifike të sugjeruar nga ju. Në workshop-e të tilla, unë mundohem të kombinoj njohuritë e kohës së sotme me eksperiencën praktike dhe ndërveprimin në grup. Trajnimet 1 ditore që ofroj janë:

  • “Drekë dhe Mëso” (formati Lunch and Learn)
  • Fjalim kryesor për aktivitetet që organizon kompania juaj
  • Workshop për stafin udhëheqës të kompanisë
  • Konsultim personal dhe ekzekutiv
  • Mentorship
  • Samite Partneriteti

Një element i rëndësishëm për arritjen e suksesit të një kompanie është që stafi të ketë një komunikim efektiv mes tyre në mënyrë që të krijohet një atmosferë dhe ambient bashkëpunues në kompani. Komunikimi efektiv luan një rol kyç në identifikimin e aftësive dhe talenteve të stafit dhe në zhvillimin e aftësive të tyre të lidershipit. Nëpërmjet workshop-eve të tilla, ne mund të përcaktojmë së bashku temën e duhur për trajnimet që i duhen kompanisë apo organizatës tuaj, në mënyrë që të rrisim performancën e stafit dhe kompanisë.

Powered by Watch Dragon ball super