Trajnim mbi Inteligjencën Emocionale & Performancën e Lartë me bankën rajonale NLB

Është vërtet zhvillim pozitiv që organizatat dhe institucionet bankare po tregojnë kujdes për punonjësit e tyre duke organizuar trajnime në fushën e zhvillimit personal. Një nga trajnimet që organizova gjatë muajit Nëntor është “Ndikimi i Inteligjencës Emocionale për një performancë të lartë”, trajnim për drejtuesit dhe menaxherët e bankës rajonale NLB, dega e Prishtinës.

Trajnimi u zhvillua me 28 menaxherë të ndarë në dy grupe, me seanca 2 ditore në lidhje me temat: Si të rrisim Inteligjencën Emocionale dhe si të kemi një Komunikim Efektiv për arritjen e objektivave dhe performancë të lartë.

Ky ishte një trajnim interaktiv dhe eksperiencë e vlefshme si për të trajnuarit ashtu edhe për mua. Jam ndjerë shumë mirë që në minutat e para të trajnimit. Pjesëmarrësit ishin individë të respektueshëm, mendje hapur dhe aktivë gjatë gjithë seminarit. Është kënaqësi e veçantë dhe privilegj për mua të kontribuoj në zhvillimin personal për drejtuesit e bankës NLB.

Institucionet po kuptojnë se Inteligjenca Emocionale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme si element në rritjen e performancës dhe në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme në ambientet e punës ose jashtë saj.

FOTO TË PJESËMARRËSVE NGA GRUPI I PARË

 

FOTO TË PJESËMARRËSVE NGA GRUPI I DYTË

Powered by Watch Dragon ball super