Trajnim 12 Javë me Menaxherët Senior të Raiffeisen Bank

Për tre muaj me rradhë, menaxherët e lartë të Raiffeisen Bank u trajnuan nga Anila Bashllari në programin “Going the Extra Mile”. Programi i trajnimit ka në thelb ngritjen e kapaciteteve personale të të trajnuarve në mënyrë që ata të arrijnë qëllimet e tyre, të dalin përtej asaj që besojnë se mund të arrijnë dhe të sfidojnë veten me koncepte, sfida dhe besime të reja. Ky trajnim synon të ofrojë krijimin e një mendësie të re drejt suksesit.

Programi ishte një alternim midis temave të shumta që trajtojnë konceptet e zhvillimit personal & profesional, me ushtrime, meditim dhe diskutim mbi idetë e dhëna gjatë orëve të trajnimit dhe eksperiencat personale të të trajnuarve.

“Going The Extra Mile” është një program i avancuar në fushën e zhvillimit personal dhe kërkon punë paraprake në fushën e zhvillimit personal.

 

P1320111

P1320105

Powered by Watch Dragon ball super