Thënië të mençura që do t’ju motivojnë të merrni përgjegjësi

 

Kur ti ia drejton gishtin dikujt tjetër, shiko sesi katër gishtat e tjerë të dorës janë drejtuar drejt teje… Louis Nizer

 

Njeriu nuk duhet të pyesë se cili është qëllimi i jetës së tij por të pranojë që është ai që personi vetë ka kërkuar të jetë… Nuk i bëjmë ne pyetje jetës por jeta na pyet neve, dhe ne mund t’i japim përgjigje jetës vetëm duke dhënë përgjigje për jetën tonë, për të cilën jemi përgjegjës vetë ne. Viktor Frankl

 

Ne duhet të marrim përgjegjësi për çdo gjë në jetën tonë, për veprimet që bëmë dhe ato që nuk i bëmë kurrë. Hubert Selby

 

Shumica e njerëzve nuk duan të jenë të lirë sepse liria nënkupton marrje përgjegjësish dhe shumica ndihen të frikësuar të marrin përgjegjësi. Sigmund Freud

 

Hedhja e fajit jashtë vetes është humbje kohe. Sado që të hidhni fajin tek të tjerët edhe kur ata kanë faj, kjo gjë nuk do t’ju ndryshojë juve. Wayne Dyer

Powered by Watch Dragon ball super