5 Qershor, 2019

Studim: Si ndikon shpërblimi në motivimin tonë të brendshëm

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Mendoni se ne motivohemi nga shpërblimet, paratë, postet drejtuese apo statusi që na jep një punë / arritje e caktuar?

Jo gjithmonë…

Në një studim të vitit 1973, Mark Lepper dhe David Greene nga Universiteti Stanford vëzhguan sjelljet e fëmijëve parashkollorë për të studiuar efektin “undermining”.

Fëmijët u ndanë në 3 grupe dhe u thanë që të vizatonin.

Fëmijët në grupin 1 u prezantuan me një çertifikatë “vlerësim për lojtar të mirë” me një shirit blu dhe emrin e tyre të shënuar në çertifikatë. Më pas, fëmijët u pyetën nëse kishin dëshirë të vizatonin nëse donin që ta merrnin çertifikatën.

Fëmijët në grupin 2 u pyetën nëse kishin dëshirë të vizatonin. Nëse vendosnin të vizatonin, ata do të vlerësoheshin me çertifikatë vlerësimi në fund të proçesit (kjo nuk iu bë me dije fëmijëve).

Fëmijët në grupin 3 u pyetën nëse kishin dëshirë të vizatonin, por nuk iu premtua një çertifikatë vlerësimi në fillim as në fund të proçesit të vizatimit.

Pas një periudhe 2 javore, fëmijëve iu dhanë materiale vizatimi dhe u vëzhguan në mënyrë sekrete.

Fëmijët që nuk u ishte premtuar çertifikatë vlerësimi vizatuan më shumë në krahasim me fëmijët që në fillim u ishte thënë që do të merrnin çertifikatë pasi të vizatonin.

Ata treguan më pak interes dhe i kushtuan më pak kohë vizatimit.

Ky quhet efekti “undermining”, që do të thotë se shpërblimet e jashtme e zbehin motivimin e brendshëm – atë lloj motivimi që kemi kur po kryejmë një aktivitet që vërtet e shijojmë (pa patur pritshmëri për shpërblime)!

Foto: Pixabay

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *