5 Qershor, 2019

Si ndikon Mirënjohja në trupin tonë sipas neuroshkencës

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Numëro bekimet e tua nëse do të jesh i lumtur, i shëndetshëm dhe i motivuar për të ecur përpara.

Njeriu është qënie holistike dhe trupi ynë funksionon në katër dimensione:

  • Fizik
  • Mental
  • Emocional
  • Spiritual

Mirënjohja është një nga praktikat e vetme që ndikon dhe përmirëson të katër dimensionet tona.

Një studim i bërë nga Universiteti i California nga studiuesi Robert A. Emmons ka vërtetuar që kur truri përjeton një gjendje mirënjohjeje mbushet me hormone të veçanta që sinjalizojnë ndjesinë e shpërblimit. Akti i mirënjohjes aktivizon një qendër shpërblimi në tru – aktiviteti i së cilës bën që ne të motivohemi që të krijojmë lidhje më të afërta me njerëzit.

Në planin e trupit fizik, është vërtetuar që praktikimi i mirënjohjes çdo ditë mund të ndikojë në aktivizimin e qendrës së hipotalamusit –gjendra përgjegjëse për rregullimin e të gjitha funksioneve të trupit dhe që kontrollon mirëfunksionimin e aktiviteteve të trupit.

Shprehja e mirënjohjes na ndihmon në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit. E bën trupin tonë më imunitar dhe ndikon në bërjen e një gjumi cilësor për shkak të emocionet pozitive që përjetojmë kur shkruajmë falenderime në ditarin tonë.

Mirënjohja na bën të kemi më shumë shpresë, na motivon dhe na mbush me ndjenja pozitive. Nuk e merrni me mend se çfarë ndikimi pozitiv ka kjo mënyrë të jetuari në uljen e stresit në qelizat tona.

Ndikimin më të madh mirënjohja e ka në marrëdhëniet tona shoqërore. Jo më kot, studiuesi Robert A. Emmons  e quan mirënjohjen “emocion social”.

Kur ti bëhesh mirënjohës për veprimet (pozitive) të të tjerëve karshi teje, ose thjesht për faktin që ti ke një familje dhe miq me të cilët kalon kohë cilësore, ti bëhesh më ndihmues, fal më kollaj, ndihesh më pak i vetmuar dhe më bujar. (Studimi më i gjatë në botë i bërë për lumturinë nga Universiteti për gati 80 vjet ka dalë në përfundimin që janë marrëdhëniet cilësore shoqërore ato që na bëjnë të lumtur për një kohë të gjatë.)


Lexo: 4 Dimensionet e Njeriut 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *