Si mund të kemi një qasje holistike mbi gjithçka?

 

Holizmi nënkupton që të gjitha pjesët e një sistemi janë të lidhura dhe të varura nga njëra tjetra.

Për ta kuptuar, po ju jap një shembull të thjeshtë: çdo ushqim që konsumojmë ndikon jo vetëm në presionin e gjakut, organet tona apo peshën trupore por edhe në emocionet që përjetojmë, në shëndetin tonë mendor dhe në aspekte të tjera. Kur ne konsumojmë ushqim, a na shkon ndërmend që ushqimi do të ndikojë në performancën e trurit tonë? Zakonisht jo, sepse nuk na është thënë një gjë e tillë deri tani. Por ky qëndrim po ndryshon. Truri dhe performanca e tij, emocionet, fjalët që themi apo veprimet që bëjmë pasi hamë një ushqim të caktuar ndikohen nga njëra tjetra në mënyrë të ndërsjelltë.

Ky është thelbi i termit holizëm dhe ne mund ta  aplikojmë këtë qasje në të gjitha aspektet e jetës tonë.

Të kesh një qasje holistike do të thotë të kuptosh dhe pranosh që jeta është shumëdimensionale, që njeriu vetë është 4 dimensional (shpirt, mendje, emocione, trup fizik), që situatat dhe eksperiencat tona janë disa dimensionale dhe jo vetëm perceptimi ynë.

Për shembull, prindërimi duhet parë si një proçes holistik. Nuk mjafton vetëm të siguroni një ambient të ngrohtë dhe të sigurt për fëmijën tuaj, por të bëhemi modeli më i mirë për fëmijën tonë, të punojmë me veten që të jemi të qetë dhe të përmbushur shpirtërisht me jetën që bëjmë, të dijmë sesi të bëhemi të lumtur sepse nëse ne kemi një performancë të mirë gjatë ditës kjo do të na ndihmojë t’u sigurojmë fëmijëve një fëmijëri dhe bashkëjetesë të lumtur në familje.

Duhet të marrim parasysh se çdo veprim apo fjalë që themi influencon direkt fëmijën tonë edhe pse ne nuk mund ta kuptojmë për momentin. Duhet të shohim rritjen e fëmijës në të gjitha aspektet, jo vetëm në atë të ushqimit, edukimit apo të paturit e një ambienti familjar të lumtur dhe frymëzues për fëmijën.

 

Shembuj të tillë janë të shumtë. Ne duhet ta shikojmë jetën në mënyrë holistike sepse kështu do të mund të njohim më shumë veten dhe preferencat tona, do të vlerësojmë më qartë çdo situatë në të gjitha aspektet, do të mund të marrim vendime më të mira në benefitin tonë, do të jemi më të qartë për gjithçka që po bëjmë dhe ku duam të shkojmë. Një qasje holistike mbi jetën nuk është perfeksionizëm por një mënyrë të jetuari për ata që duan të marrin dhe japin më të mirën nga gjithçka që bëjnë.  

 

Foto: Pixabay

Powered by Watch Dragon ball super