5 Qershor, 2019

Shenjat që keni Inteligjencë Emocionale të ulët

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

  • A e gjeni veten ndonjëherë të heshtur në tryezën tuaj të punës  kur gjërat nuk shkojnë  mirë ose sipas mënyrës tuaj?
  • A e gjeni shpesh veten të bllokuar nga ndjenjat tuaja, të mbushur me emocione negative apo emocione që nuk i identifikoni dot?
  • A ndiheni ndonjëherë të ngecur gjatë komunikimit me të tjerët?
  • A e fajësoni veten ndonjëherë për diçka që nuk duhej thënë dhe që mund të ketë lënduar të tjerët?

Nivelet tuaja të inteligjencës emocionale mund të jenë të ulëta. Inteligjenca Emocionale është aftësia juaj për të njohur, përpunuar dhe ‘përdorur’ emocionet dhe ndjenjat tuaja apo të atyre që janë afër jush.

Studimet e fundit tregojnë se drejtuesit preferojnë të punësojnë individë me Inteligjencë Emocionale të lartë pasi ata tregojnë më shumë empati, mirëkuptim dhe kujdesen për ndikimin emocional që shkaktojnë në ambientet e punës apo gjatë punës në grup me kolegët.

1 në 5 punonjës janë të mendimit se Inteligjenca Emocionale është më e rëndësishme se IQ.

  • Por pse është e rëndësishme inteligjenca emocionale?

Inteligjenca Emocionale është aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve.

Pasurimi i aftësive tuaja në këtë fushë mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të përmbushur, të jeni më produktivë dhe të keni një ndikim më të dobishëm në jetën tuaj personale apo vendin tuaj të punës.

Kjo fillon me të mësuarit për të identifikuar emocionet tuaja kur ato krijohen, duke zbuluar se nga kanë ardhur dhe duke identifikuar përdorime më të mira për to.

Është shumë e rëndësishme që nëse filloni të ndiheni keq apo konfuzë në një moment të caktuar – të ndaloni dhe të pyesni veten se nga çfarë u shkaktua ky emocion dhe si mund t’i largoj unë emocione të tilla nga mendja ime.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *