LIFE 2.0

 Një program online që do t’ju ndihmojë të jetoni jetën tuaj në mënyrë inteligjente.

Këndvështrime të reja mbi shëndetin, financat, prindërimin, dashurinë, marrëdhëniet shoqërore, mendjen, të mësuarit, karrierën dhe emocionet.

nga Anila Bashllari

Mirëse erdhët në programin Life 2.0

Një këndvështrim holistik mbi jetën

Programi 2.0 do t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e jetës suaj duke vëzhguar ku jeni për momentin dhe ku dëshironi të shkoni; duke hartuar një plan të qartë objektivash dhe një platformë mbështetëse si mund t’i arrini ato. “Life 2.0” është në vetvete një platformë mbi jetën!

Pse ky program? 

Ka një sens urgjence pikërisht tani. E di që shumë prej nesh e ndjejnë këtë nevojë urgjence për ndryshim. Si qenie njerëzore kemi nevojë të jemi të shëndetshëm dhe fit; kemi nevojë të ndihemi të lumtur me familjen dhe miqtë tanë; kemi nevojë për të pasur një karrierë të sukseshme dhe të kemi  mirëqenie.

Ne kemi nevojë që në mënyrë inteligjente të përmirësojmë aspekte të ndryshme të jetës dhe për këtë na duhet një mendje dhe zemër që shikon qartë…

Unë quhem Anila Kaba Bashllari, themeluese e komanisë Beyond Limits dhe është kënaqësia dhe privilegji im të ndihmoj sado pak në arritjen e ekselencës në jetën suaj.

Gjendja juaj e tanishme...

Gjatë seancave të coaching me klientët e mi, unë gjithmonë sugjeroj ushtrime që e ndihmojnë klientin të vlerësojë se ku ndodhet për momentin dhe se ku ka dëshirë të jetë në një situatë ideale. Kjo është e gjithë filozofia e zhvillimit personal. Jo vetëm që na mëson të reflektojmë se ku jemi, por na orienton drejt një jete të përmbushur dhe optimale!  

Edhe klientët e Life 2.0 do të punojnë me një platformë të veçantë e cila do t’i orientojnë që të krijojnë vizionin e tyre mbi aspektet e jetës dhe të fillojnë punën për t’i përmirësuar ato.

 

Imagjinoni sikur kategoritë e mëposhtme janë aspektet më të rëndësishme në jetën tuaj. Ju doni të ndiheni të plotësuar në të gjitha këto kategori, por në të vërtetë harta e jetës suaj është kështu për momentin. 

Ju ndiheni të plotësuar në disa aspekte ndërsa në të tjerat jo edhe aq. 

Life 2.0 është krijuar për t’ju ndihmuar juve që të ndiheni 100% të plotësuar në aspektet kryesore të jetës suaj. 

Life 2.0 do të jetë një platformë që mund t’i ktheheni vazhdimisht dhe të punoni me kategoritë në të cilat nuk ndiheni 100% të plotësuar. 

A e meritoni të keni një jetë të tillë? Këtë e vendosni vetëm ju!

                                                                                                           (Ju mund ta shkarkoni këtë ushtrim këtu)

Çfarë është Life 2.0?

Ky program është për të gjithë ata që duan të krijojnë një jetë të suksesshme disadimensionale… dhe këtë nuk e mësojnë në asnjë nga vitet e shkollës…

Është një përqasje holistike që trajton aspekte të ndryshme të jetës ku ju do të mund të:

  • Njiheni me informacionin e shumë viteve kërkimi, eksplorimi dhe zbulimi në lidhje me aspekte (dimensione) të ndryshme të jetës;
  • Të ndiqni një seri videosh që trajtojnë në mënyrë të veçantë çdo aspekt të jetës;
  • Do të mësoni si të përmirësoni raportet tuaja personale dhe të punës dhe si të përmirësoni raportin e shumëdëshiruar punë-familje;
  • Të përcaktoni prioritetet tuaja në jetë; të jetoni vetëdijshëm dhe të ndiheni të përmbushur;
  • Të keni një platformë të fuqishme dhe transformuese që do t’ju shërbejë gjatë gjithë jetës suaj dhe sa herë t’i ktheheni po aq të keni mundësi ta përmirësoni atë;
  • Ky program është një eksperiencë reale e jetës tuaj por në dimensione që nuk i keni njohur më parë;
  • Është një këndvështrim holistik i jetës që ju mundëson daljen nga zona e komfortit dhe klishetë e përditshme përsa i përket suksesit, lumturisë dhe një jetë të realizuar.
  • Zgjeron vizionin tuaj dhe ju ndihmon të riformuloni çfarë është suksesi duke e parë atë si një koncept të integruar të disa aspekteve të jetës.
  • Ju ndihmon të reflektoni mbi besimet tuaja, vizionin, qëllimin për çdo aspekt të jetës duke formuluar strategjinë përkatëse për të arritur objektivat dhe qëllimet tuaja.
  • Vetëreflektim dhe krijimin e zakoneve të reja që ju shërbejnë në çdo aspekt. Është një program që ju ndihmon të përcaktoni prioritetet tuaja.

Çfarë përfshihet në këtë program?

Ju do të keni mundësi të ndiqni rreth 30 video të cilat do të trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës:

  • Video për çdo kategori me informacionin dhe njohuritë më të fundit në fushën e neuroshkencës, mendimit pozitiv dhe sjelljes njerëzore si dhe eksperiencës së njerëzve që guxojnë të krijojnë një dimension të tillë për jetën e tyre;
  • Platformën “Reflektim me Veten” ku do të keni mundësi që për çdo aspekt të identifikoni besimet tuaja; Vizionin që keni për çdo aspekt; Cila është Pse-ja juaj dhe çfarë Strategjie do të ndiqni për të arritur atje ku dëshironi. Kjo platformë do ju dërgohet elektronikisht dhe do të keni mundësi ta pasuroni me foto nga jeta juaj personale apo ato që do të keni akses në program;
  • Ky program do t’ju ndihmojë të keni një perspektivë të qartë dhe të thellë për çdo aspekt të jetës.
  • Grup privat, të dedikuar në Facebook ku do të keni mundësi të ndani eksperiencat tuaja, arritjet dhe vështirësitë me individë të tjerë që mendojnë si ju dhe janë të angazhuar seriozisht për të ndryshuar jetën e tyre.

Gjithashtu në një video të veçantë do të mësoni si të Riprogramoni veten tuaj për sukses.

1. Shëndeti & Fitnes 6. Prindërimi
2. Aspekti Emocional 7. Aspekti shoqëror
3. Aspekti Mental 8. Karriera
4. Aspekti Shpirtëror 9. Paratë
5. Lidhja në çift 10. Riprogramimi për sukses

Ky nuk është thjesht një program por një platformë e jetës tuaj. Ju keni mundësi t’i riktheheni përsëri këtij programi me një nivel më të lartë të vetëdijes, kuptimit dhe motivimit për të ndërmarrë hapat e duhur.

Çdo minutë e jetës suaj vlen prandaj jepini kuptim. Nëse nuk bëni asgjë ato minuta janë të humbura. Mundet t’i numëroni minutat e humbura?

Filloni tani!!!

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm ku janë, çfarë duan të arrijnë dhe si të shkojnë atje… Është njësoj sikur doni të shkoni diku por nuk dini ku jeni; pse doni të shkoni dhe nuk keni një hartë në dorë…

Vendosni të jeni ndryshe… Është detyra, përgjegjësia dhe zgjedhja juaj për të qartësuar çfarë doni të arrini duke i mundësuar vetes versionin më të mirë të mundshëm.

Regjistrohuni në programin online Life 2.0 për vetëm 365 USD dhe më lejoni t’ju ndihmoj për të krijuar dhe arritur atë çfarë keni dëshiruar në jetë!

Pasi të bëni porosinë tuaj do të merrni një email me të dhënat përkatëse për të hyrë në program

Rezultatet që prisni

Life 2.0 është një eksperiencë unike për njohjen e vetes dhe hapat e duhura drejt asaj që doni të arrini. Dhe është hartuar posaçërisht për secilin prej jush. Si është e mundur kjo? Nëpërmjet platformës “Reflektim me veten” ku ju do të keni mundësi të njiheni me besimet tuaja; Pse; Vizionin dhe si mund ta arrini atë për çdo kategori të jetës. Dhe është e matshme … Ju mund t’i ktheheni programit çdo vit dhe mund të shikoni ndryshimet tuaja… mund të përmirësoheni çdo herë që navigoni në të…

  • Qartësinë se çfarë dëshironi të arrini në jetë;
  • Ballafaqimin me pengesat (mentale apo emocionale) dhe strategjinë për t’i eliminuar ato;
  • Hartimi i një strategjie të individualizuar për të arritur çfarë ju dëshironi në jetën tuaj; në kategoritë përkatëse;
  • Motivimi për të përmirësuar aspekte të caktuara në jetën tuaj si dhe kuptimi nëse jeni në drejtimin e duhur apo jo;
  • Dhe shumë më tepër…

Pse jam kaq e sigurt? Sepse kam vërejtur rezultatet në jetën time dhe të klientëve me të cilët punoj. Edhe ato më skeptikët…

Ky është investimi më i rëndësishëm në jetën tuaj…

Life 2.0 është një eksperiencë unike që do t’ju ndihmojë juve edhe familjen tuaj të arrini cilësinë e jetës që dëshironi. Nëse jeni prindër do të keni mundësi të bëheni modeli i duhur për fëmijët tuaj. Do të keni mundësi të ndiheni në paqe me vlerat tuaja si dhe të krijoni marrëdhënie efektive dhe një performancë të lartë. Do të keni mundësi të shijoni më shumë jetën duke qenë të vetëdijshëm dhe prezentë… Do të mund të planifikoni si duhet karrierën tuaj dhe si pasojë edhe financat… Do të ndryshojë raporti që keni me paratë dhe do të keni mundësi të krijoni vizionin e jetës që ju dëshironi.

A është e justifikueshme të paguani 1 kafe në ditë për një vit rresht dhe të fitoni jetën që ju dëshironi? Zgjedhja është e juaja! Por ia vlen ta provoni. Dhe është një program që do t’ju shërbejë gjatë gjithë jetës. Është busulla juaj.

Mos lejoni rastësinë të përcaktojë jetën tuaj. Por vendoseni ju. Tani. Me një klikim! Nëse jeni të gatshëm për ndryshimin e dëshiruar në jetën tuaj, KOHA është tani! Kliko!

Pyetje të shpeshta

Përbërja e programit

Pse duhet ta blej unë këtë program?

Ju mund ta blini këtë program nëse keni dëshirë, interes dhe nevojë të kuptoni se ku gjendeni për momentin në lidhje me 10 aspektet më të rëndësishme të jetës suaj dhe të mësoni sesi t’i përmirësoni këto aspekte. Ky program do të funksionojë vetëm nëse ju punoni në mënyrë të qëllimshme dhe vetëdijshme me platformën që gjendet në program.

 

Çfarë do të mësoj nga ky program?

Programi Life 2.0 do t’ju ndihmojë që të rrisni vetëdijen mbi 10 fushat kryesore të jetës suaj, në mënyrë që të mendoni dhe punoni qëllimshëm për përmirësimin e këtyre aspekteve dhe krijimin e jetës që dëshironi.

Ky program do t’ju mësojë gjithashtu se si të reflektoni mbi jetën tuaj në 10 aspektet kryesore të saj, sesi të zbuloni dhe identifikoni besimet tuaja mbi këto aspekte, do t’ju ndihmojë që të krijoni vizionin tuaj mbi këto kategori si dhe vizionin e përgjithshëm mbi jetën tuaj, do t’ju ndihmojë që të shkruani një strategji dhe plan të qartë për arritjen e objektivave që i vini vetes si dhe për përmbushjen e vizionit që krijuat.

 

Për cilën kategori njerëzish është ky program?

Ky program është për të gjithë ata individë që duan të reflektojnë mbi jetën e tyre dhe ta përmirësojnë atë. Nuk ka limitime moshe, gjinie, profesioni, statusi ekonomik apo social. Rekomandohet të blihet dhe ndiqet nga persona mbi 14 vjeç. Programi i drejtohet audiencës që flet apo kupton gjuhën shqipe dhe nuk ka titra apo përkthim të materialit në gjuhë të tjera.

 

Kush e ka krijuar këtë program?

Ky program është krijuar nga Dr. Anila Bashllari, eksperte e çertifikuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional. Nëse doni të mësoni më shumë rreth Anilës, vizitoni këtë faqe.

 

Çfarë materialesh ka brenda në program?

Programi përbëhet nga 13 kategori, përfshirë videon hyrëse, atë mbyllëse si dhe një video shpjeguese sesi mund të krijojmë vizionin për jetën tonë. 10 kategori përfshijnë 10 aspekte të ndryshme të jetës. Secila prej këtyre kategorive ka 2-3 video / mësime, platformën për të punuar me të, foto dhe thënie që mund të përdoren për platformën.

 

Sa do të zgjasë programi?

Programi ka 10 kategori dhe secila prej tyre duhet të plotësohet minimalisht brenda 7 ditësh. Gjithsej, programi mund të zgjasë rreth 3 muaj.

 

A mund ta ndjek programin me shkëputje kohore?

Programin mund ta ndiqni në mënyrën që ju përshtatet më shumë. Por për të qenë efikas dhe të filloni të ndryshoni aspekte të caktuara të jetës suaj, duhet të punoni dhe përfundoni të paktën 1 kategori për një periudhë kohe prej 10 ditësh.

Kategoritë qëndrojnë më vete por ndërtojnë progres mbi njëra-tjetrën. Për të përfituar sa më shumë është e rekomandueshme të ndiqni të gjithë programin njëherësh për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Më pas mund të zgjidhni atë kategori apo aspekt të jetës që keni nevojë të filloni të ndryshoni. Sidoqoftë, mënyra se si janë renditur kategoritë ka një logjike të caktuar dhe rekomandohet që kategoritë të punohen njëra pas tjetrës.

 

Aksesi / Pagesa

Si mund ta blej programin?

Për të blerë programin, klikoni në butonin “Bli tani” në faqen kryesore dhe do të drejtoheni automatikisht në një faqe tjetër ku mund të bëni pagesën onlinë duke përdorur kartën tuaj të kreditit ose llogarinë tuaj PayPal.

 

Nuk kam kartë krediti, mund ta bëj pagesën në formë tjetër?

Nëse ju nuk mund të bëni blerjen online të produktit, ju sugjerojmë të na kontaktoni në adresën e emailit: support@anilabashllari.com. Stafi i Life 2.0 do t’ju dërgojë një faturë të cilën mund ta paguani në bankë dhe pasi pagesa t’ju konfirmohet ju do të merrni të dhënat e aksesit në emailin tuaj.

 

Çfarë ndodh pasi unë kryej blerjen online?

Menjëherë pasi ju të blini programin dhe të keni futur të dhënat tuaja personale (duke ndjekur udhëzimet me kujdes), ju do të merrni një email me të dhënat e hyrjes në program. Këto të dhëna janë unike për çdo përdorues. Ju do të merrni emrin e përdoruesit, fjalëkalimin si dhe linkun ku mund të hyni në program.

 

Çfarë duhet të bëj nëse harroj të dhënat e hyrjes në program?

Menjëherë pasi të merrni emailin me të dhënat tuaja, ju këshillojmë që t’i mbani shënim të dhënat në një dokument apo bllok shënimesh. Nëse për arsye teknike ju nuk merrni një email pasi të keni kryer pagesën, e fshini emailin me të dhënat tuaja ose harroni të dhënat, ju lutem kontaktoni në emailin: support@anilabashllari.com

 

Nuk di të bëj blerje online, mund të më asistojë stafi juaj?

Patjetër! Ju mund të kontaktoni stafin e suportit në emailin: support@anilabashllari.com dhe ne do t’ju asistojmë në blerjen e produktit. Ju këshillojmë që përpara se të na kontaktoni, ju lutem kontrolloni të dhënat e kartës suaj, buxhetin e kartës dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull teknikisht.

 

Faqja e blerjes nuk hapet apo punon, çfarë duhet të bëj?

Nëse për arsye teknike faqja e blerjes nuk hapet, ju lutem na kontaktoni në emailin: support@anilabashllari.com dhe stafi ynë do t’ju asistojë menjëherë.

 

A mund të kërkoj paratë mbrapsht pasi kam bërë blerjen?

Nëse ju bëni blerjen e produktit, paratë nuk mund t’ju kthehen mbrapsht. Proçesi i blerjes së produktit kalon në disa faza në të cilat lexuesi ka mjaftueshëm material informues dhe kohë në dispozicion që të vlerësojë nëse produkti është ose jo i përshtatshëm për t’u blerë dhe ndjekur.

 

Çertifikatë

A do të marr çertifikatë në përfundim të programit?

Jo, ky program nuk ju pajis me çertifikatë sepse programi synon t’ju ndihmojë të përmirësoni veten dhe jetën tuaj në aspekte të ndryshme. Nuk është trajnim formal profesional por një platformë reflektuese mbi jetën tuaj personale.

 

Asistencë teknike

Nëse pyetja juaj nuk gjendet në këtë listë apo nëse keni nevojë të kontaktoni stafin suportues të faqes, ju lutem kontaktoni stafin e suportit në emailin: support@anilabashllari.com

Powered by Watch Dragon ball super