Rruga më e shkurtër për të arritur sukses të jashtëzakonshëm

Ti që more vendimin për të lexuar këtë artikull, me siguri je një person ambicioz që kërkon më shumë nga vetja. Ky është një lajm i mirë! Sepse shumica e njerëzve në botë kënaqen me aq sa u jepet nga të tjerët: nga familja, shkolla, puna, shefi  e kështu me rradhë.

Nëse titulli ju intrigon dhe mendoni se do t’ju jap një zgjidhje si me shkop magjik, mos e gënjeni veten. Shkopi magjik nuk ekziston, por edhe sikur të ekzistonte nuk do t’ua këshilloja. Sepse njerëzit që punojnë shumë dhe kalojnë të gjitha peripecitë që dalin gjatë rrugës, bëhen më të fortë, më inteligjentë dhe kuptojnë më mirë se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Pra, që t’i kthehemi titullit: Cila është rruga më e shkurtër që do t’ju bëjë të suksesshëm? Talentet tuaja, potenciali juaj për të bërë diçka më mirë se të tjerët. Vetëm aftësitë tuaja do t’ju bëjnë të arrini sukses. Dhe e dini pse? Sepse nëse ju zhvilloni dhe avanconi një aftësi të caktuar, një lloj pune që ju pëlqen ta bëni dhe ju entuziazmon, është ky entuziazëm që ju motivon – ju jep energji që të ecni përpara, pavarëisht të gjitha vështirësive.

E keni parasysh kur nganjëherë nuk keni motiv për t’u zgjuar nga gjumi i mëngjesit dhe as alarmi nuk funksionon? Po ato ditë ku ju bini për të fjetur me mendimin që nesër duhet të bëni diçka të rëndësishme dhe duhet të zgjoheni patjetër në një orar të caktuar? Në rastin e dytë, nganjëherë na del gjumi para se të bjerë alarmi. Ju nuk keni nevojë për një alarm që t’ju zgjojë nga gjumi, keni nevojë për një arsye – një motiv që ju entuziazmon. Dhe çfarë mund t’ju entuziazmojë më tepër se bërja e një pune që juve vërtet ju jep kënaqësi, që ju mbush me ambicie për të ecur përpara? Gjithçka që duam të arrijmë mund ta arrijmë vetëm me aftësitë e tona të lindura, me potencialin që kemi për të bërë diçka më mirë se të tjerët.

Të gjithë njerëzit kanë lindur me një aftësi të caktuar, por shumë pak prej tyre futen në kërkim të kësaj aftësie, mundohen të zbulojnë se çfarë talentesh kanë. Prandaj, fokusohuni brenda vetes tuaj – aty gjenden të gjitha arsyet që do t’ju bëjnë të lumtur, të gjitha aftësitë që do t’ju bëjnë të suksesshëm.

Powered by Watch Dragon ball super