Rreth Meje

Biografi e Shkurtër

Anila Kaba Bashllari është Neurocoach e diplomuar dhe eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, e fokusuar kryesisht në fushën e mendësisë dhe neurocoaching, lidershipit dhe inteligjencës emocionale, menaxhimit dhe komunikimit efektiv. Anila është gjithashtu doktore në shkencat ekonomike me një karrierë profesionale 30 vjeçare, mbajtëse e shumë pozicioneve drejtuese dhe këshilluese në administratën shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat.

Karriera si eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional filloi në vitin 2003 dhe u kthye në një profesion me kohë të plotë për Anilën në vitin 2014 me krijimin e kompanisë së saj “Beyond Limits”. E lindur dhe rritur në Tiranë, Anila është e martuar dhe ka një djalë. 

Ekspertiza Si Coach, Mentore Dhe Trajnere

Ekspozimi i parë i Anilës në fushën e zhvillimit personal ka filluar në vitin 2003 ku për herë të parë filloi të interesohej dhe të marrë informacionet e para online në këtë fushë.

Kjo fushë ngjalli shumë kuriozitet dhe interes tek Anila dhe u pasua me kërkime dhe informacione si dhe eksperienca konkrete udhëtimesh dhe trajnimesh në vendet e Lindjes se Largët.

Në vitin 2013 Anila çertifikohet si coach personal nga Quantum Success Coaching Academy (USA) dhe në vitin 2015 çertifikohet si coach, mentore dhe trajnere nga organizata ndërkombëtare The John Maxwell Team International (me qendër në USA dhe prezente në 152 shtete të botës).

Në vitin 2018, Anila është diplomuar dhe ka marrë titullin Neurocoach nga programi Executive MBA i Universitetit Loyola Marymount, Kaliforni. Anila punon si coach personal dhe biznesi dhe është mentore në fushën e lidership; komunikim efektiv; zhvillim biznesi dhe mendësie për sukses, etj.

Moto e Anilës është: Rritja e vetëdijes është çelësi i suksesit!

Anila gives live interview for RVN TV (New York)

On January 17th, 2018, Anila Bashllari gave a live interview for the RVN TV, located in New York, USA. Anila spoke about the principles of success in business, how to have the right mindset for creating a great business, et cetera. She also shared with the audience...