Përkufizimi i konceptit ‘Inteligjencë Emocionale’

Inteligjenca Emocionale është aftësia për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet tuaja dhe emocionet e të tjerëve. Sipas ekspertëve në këtë fushë, kjo aftësi lidhet me zotërimin e tre aftësive si: vetëdije emocionale, aftësia për të rregulluar emocionet dhe për t’i aplikuar ato për proçeset e të menduarit apo të zgjidhjes së problemeve, dhe aftësia për të menaxhuar emocionet (e cila përfshin rregullimin e emocioneve personale si dhe ndihmën që mund t’u ofroni të tjerëve për balancimin e emocioneve të tyre).

Inteligjenca Emocionale nënkupton se individi ka vetëdije të lartë emocionale – i njeh emocionet e veta dhe e kupton shkakun se nga vijnë emocione të caktuara.

Inteligjenca Emocionale rrit motivimin – nëse individi është i aftë që të kontrollojë emocionet, kjo ndjenjë kontrolli do të rrisë nivelin e motivimit për të vazhduar përpara, pavarësisht situatës.

Inteligjenca Emocionale nënkupton vetërregullim – njohja e emocioneve, shkakut nga vijnë, dhe rregullimi i tyre (zëvendësimi i emocioneve negative me qetësim apo emocione pozitive).

Inteligjenca Emocionale rrit empatinë – nëse individi kupton se situata të caktuara shkaktojnë emocione negative, do të tregojë kujdes që të mos shkaktojë emocione të tilla tek të tjerët. Niveli i empatisë rritet ndjeshëm.

Inteligjenca Emocionale rrit aftësitë sociale – Marrëdhëniet me të tjerët bëhen më të kontrolluara dhe tregohet më shumë mirëkuptim dhe empati gjatë komunikimit.

Powered by Watch Dragon ball super