Rreth meje

Anila Bashllari është eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional dhe ushtron profesionin e saj jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës. Anila është gjithashtu doktore në shkencat ekonomike, me një karrierë profesionale 30 vjeçare, mbajtëse e shumë pozicioneve drejtuese dhe këshilluese në administratën shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat. Karriera si eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional filloi në vitin 2003 dhe u kthye në një profesion me kohë të plotë për Anilën në vitin 2012, pas çertifikimit zyrtar si anëtare e Qendrës “John Maxwell Team” dhe me krijimin e kompanisë së saj “Beyond Limits”. E lindur dhe rritur në Tiranë, Anila është e martuar dhe ka një djalë. Për të mësuar më shumë mbi Anilën, lexoni biografinë e saj të plotë më poshtë.

Filozofia ime për coaching

Eksperienca ime personale, prezenca 100% për klientin, konfidencialiteti dhe një komunikim përtej atyre çka dijmë mbi veten, krijon dhe lejon mundësitë që klientët të eksplorojnë rrugëtimin e tyre, më thellësisht dhe të plotë. Ndarja pa hezitim i çdo informacioni me klientët, njohja me të “panjohurat” e vetes; dedikimi i plotë ndaj transformimit të tyre drejt suksesit, dhe besimi në kapacitetin e tyre për të arritur atë çka dëshirojnë më kanë bërë të besoj që gjithshka është e mundur. Motoja ime është: nëse unë mundem, edhe ti mundesh!

Unë vazhdoj të jem po aq pasionante për punën që bëj në fushën e konsulencës por coaching personal më sjell një gëzim të veçantë dhe të pashpjeguar kur shikoj transformimin e klientëve të mi, dhe shprehjes “sa do doja të ishte keshtu” në fillim të seancave dhe “WAW” në përmbyllje të tyre. E shikoj si një eksperiencë sublime, kur njerëzit njohin dimensionet e tyre të pa eksploruara, bukurinë e tyre të brendshme që kthehet në mirësinë e tyre dhe fuqi krijuese. Mrekullohem kur shikoj fytyrat e tyre të qeshura, plot besim në vetvete dhe të ardhmen, të plotë në shpirtin e tyre dhe me besimin që “Edhe unë mundem”.

Biografi e plotë

Jam lindur dhe rritur në Tiranë në një familje që gjithmonë ka dhënë dashuri. Mënyra se si e fillova jetën ishte tradicionale ose e vetmja alternativë: studimet e larta, të krijosh familje dhe të jetosh përjetë e lumtur. Brezi im sigurisht e kupton modelin dhe stereotipin e jetesës gjatë viteve të komunizmit.

U ballafaqova për herë të parë me “vështirësitë e jetës” kur u emërova me punë jashtë Tiranës, në Lushnje dhe më pas në Gramsh, me bashkëshortin dhe djalin, Keltinin. Na duhej të merreshim vetë me detyrimet e përditshme përveç punës dhe më dukej se nuk isha e përgatitur për këto vështirësi. Gjithmonë isha marrë vetëm me mësimet dhe më pëlqente shumë të lexoja ndërsa duhej të merresha edhe me gatimin, larjen, hekurosjen… Ajo që vërtet më lumturonte ishte kur merresha me djalin dhe edukimin e tij që në fakt ka qenë një nga qëllimet kryesore të jetës sime, edhe pse grua në karrierë dhe e ngarkuar në aspektin e formimit akademik.

Kthimi në Tiranë ndodhi shpejt për shkak të tranzicionit dhe sfida ishte përballja me kërkesat e reja dhe karrierën pas një periudhe 5 vjeçare jashtë Tiranës. Kur e mendoj tani them që ka qenë një bekim për mua puna jashtë Tiranës pasi ishte një shkollë më vete, për t’u përgatitur për sfidat që do të vinin më tej. Një tipar karakteristik më ka shoqëruar gjithë jetën, përballja me sfidat dhe bindja e brendshme, shpeshherë e heshtur, që do t’ja dal. Gjithmonë kam menduar që ia dal, edhe në momentet më të vështira.

Dhe kështu filloi të ndërtohej një karrierë rreth 30 vjeçare, me eksperiencë në administratën publike, biznes dhe organizata ndërkombëtare në fushat e SMEve, legjislacionit dhe politikave të mbështetjes së tyre; planifikim dhe menaxhim strategjik; ristrukturim dhe këshillim biznesi; burime njerëzore dhe rekrutim stafi për nivele drejtuese; shitje dhe marketing; kordinatore e grupeve të ndryshme të interesit (qeveri, biznes, shoqata, donatorë, etj.) dhe fusha të tjera që lidhen me to.  Gjithmonë kam qenë pasionante për punën, e cila ka qenë gjithmonë impenjuese dhe stresuese, me orare të zgjatura që më lejonin pak mundësi dhe kohë për t’u marrë me atë çka ishte vërtet e rëndësishme dhe primare: familjen.

Në vitin  2003, për shkak të stresit fillova të mos ndjehesha mirë, edhe pse të gjitha analizat dhe kontrollet mjekësore tregonin që isha e shëndetshme. Shumë ngjarje rrodhën në mënyrë të tillë që më ekspozuan sistematikisht me kulturën aziatike dhe mënyrën e tyre të të menduarit dhe jetesës. Fillova të eksploroj kulturën e Yoga-s, Qigong dhe Reiki që janë tre disiplina të ndryshme përkatësisht indiane, kineze dhe japoneze por që kanë të përbashkët balancimin fizik, mendor, emocional dhe shpirtëror. Tashmë ditës sime, përveç gjithë angazhimeve i shtohej edhe leximi intensiv i materialeve të ndryshme, që më pas u fokusuan në “zhvillimin personal” që sot është kthyer në një nga orientimet kryesore të karrierës sime.

Kur kthehem prapa në kohë mendoj që asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por gjithshka pjesë e sinkronit të asaj force universale që vë në lëvizje gjithshka, përfshirë edhe mua. Rrugëtimi ka qenë me ulje dhe ngritje, sidomos shpirtërore në kërkim dhe njohje të vehtes, qëllimit të jetës dhe njohjes së vlerave të vërteta për mua! Sot mendoj që jam e bekuar për eksperiencën që kam kaluar, pasi ishte ajo që unë vërtet kisha nevojë për t’u rritur dhe njohur potencialet brenda vetes, për të dhënë dhe marrë dashuri pafundësisht për këdo dhe gjithshka që na rrethon. Çlirimi më i madh brenda meje ka qenë kur kuptova që dashuria është hyjnore, një energji shpirtërore prezente kurdo dhe për këdo, e aksesueshme në çdo kohë, pa kufij dhe barriera, që ekziston kudo – në mënyrë të lirë, konstante dhe të përjetshme. Dashuria ka qenë dhe është prezente në çdo kohë në jetët tona, që ekziston pavarësisht paaftësisë sonë apo egoizmit të të tjerëve.

Jam një grua e zakonshme që ka një jetë ndoshta të ngjashme me tuajën, në kërkim të vazhdueshëm të ndryshimeve brenda vetes për një jetë më të mirë dhe me kuptim. Natyrisht, kërkimi dhe zhvillimi i vetes mbart sfida të vazhdueshme me të cilat je gjithmonë i përgatitur kur niveli i ndërgjegjësimit dhe vetëdijes rritet dhe të shërben. Kështu, në kërkim të përgjigjeve për qëllimin tim në jetë apo pasionin e vërtetë; orëve të pafund studimi dhe ndërgjegjësimi; udhëtime në vendet aziatike për të përjetuar atë eksperiencë që gjithmonë e dija brenda vetes por nuk kisha akses, lindi dhe praktika ime e coaching (trajnim).

Për rreth 11 vite studiova psikologjinë moderne dhe atë që quhet “energy psychology”; neuroshkencën, neuroplasticitetin dhe epigenetics si pionieret e zhvillimit të mendimit dhe sjelljes njerëzore; studiova sistemin e bindjeve si peng i së kaluarës apo hap drejt rrugëve të zhvillimit;  ndoqa mësuesit më të njohur në fushën e zhvillimit personal dhe shpirtëror si John C. Maxwell, Paul Martinelli, Brian Tracy, Brendon Burchard, Wayne Dyer, Anthony Robbins, Bruce Lipton PhD, Daniel Amen, Gregg Braden, Arianna Huffington, psikologë të universitetit të Harvardit e shumë të tjerë dhe fillova të lidh mendimin shkencor në fushën e menaxhimit me atë shpirtëror për të nxjerrë më të mirën e personalitetit njerëzor. Ky studim i vazhdueshëm dhe intensiv thelloi dhe pasuroi njohuritë e mia dhe punën që bëj me klientët e mi, që më befasojnë dhe mrekullojnë me progresin eksponencial dhe për të cilët jam përulësisht mirënjohëse.

Pasioni im mbetet puna individuale dhe në grup me klientë të cilët janë të suksesshëm në atë çfarë bëjnë por duan të eksplorojnë përtej kufijve që i njohin vetes, duke përdorur teknikat me bashkëkohore të dimensioneve njerëzore (trup, mendje, emocion dhe shpirtëror) për çlirimin e traumave dhe eksperiencave negative të së kaluarës; transformim drejt gjetjes së vlerave reale dhe vehtes; rritje të efiçencës dhe produktivitetit për një karrierë më të suksesshme  dhe një jetë të balancuar, duke jetuar tërësisht momentin. Përveç coaching dhe konsulencës, kam përgatitur module të ndryshme trajnimi për nivele të ndryshme menaxheriale si kurse GTEM: Si të influencosh dhe motivosh njerëzit; Çfarë duhet bërë për të qenë i suksesshëm; Si të jemi produktivë dhe efiçentë; etj. Eksperienca ime 30 vjeçare më ndihmon për të riprogramuar menaxherët e sotëm për të qenë më efiçente dhe të kenë një jetë më të balancuar dhe të arrirë.

Jam e nderuar që të rrugëtojmë së bashku drejt suksesit, drejt një jete më të mirë dhe transformimi personal duke ofruar shërbimet e mia, atë të konsulencës, coaching dhe mentorimit.

Powered by Watch Dragon ball super